Kur bien këmbanat dhe heshtin qyqarët!

Opinione

Kur bien këmbanat dhe heshtin qyqarët!

Nga: Petrit Dibrani Më: 1 gusht 2025 Në ora: 21:48
Petrit Dibrani

Mos hesht kur Atdheu kanoset, mos u bëj viktimë, mos lejo të bëhesh pronë e askujt tjetër, që të përcaktoj veten tuaj për asnjë qëllim të caktuar!

Mos hesht kur përdhoset dhe shqyhet Flamuri.

Mos hesht kur përdhosen figurat kombëtare.

Mos hesht kur shkelet gjaku i të rënëve për Liri.

Mos hesht nga kushdo qoftë ai apo ajo, që tenton t’çrrënjos, kujtimet dhe trashëgimin e t’parëve tu…

Mos hesht kurrë, asnjëherë, ndaj padrejtësive, ngase heshtja është pajtueshmëri mbi padrejtësi!

Dhe mos hesht duke u grirë përbrenda e qepur veshët, sepse po e mbylle gojën këshilla nuk shkrepet dhe mjerimi vazhdon, edhe pse je në shtëpinë tënde, mbetesh sllav i përjetshëm!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat