Kam besim të plotë dhe të palëkundur se pa marë parasysh shpifjet e opozitës në Kosoë,Albin Kurti si Kryeministër i Kosovës i cili në mandatin e kaluar e shtriu sovranitetin edhe në Veri të Kosovës dhe tani si Kryeministër në detyrë është duke ndërtuar dy ura të reja mbi lumin Ibër në të mirë të tërë banorëve të Mitrovicës e të tërë Kosovës.
Vjosa Osmani si presidente e Kosovës me zgjuarësinë dhe aftësinë e saj diplomatike konstruktive i mahniti tërë shtetet dhe udhëheqësit e këtyre shteteve që i vizitoi dhe tërë pjesëmarrësit në shumë samite ndërkombëtare,duke ua sqaruar të drejtën dhe të vërtetën për Kosovën dhe vizionin paqedashës të Kosovës pro SHBA-ve,pro NATO-s e pro demokrsacisë,dhe duke e demaskuar politikën mashtruese të Serbisë hegjemoniste pro Ruse.
Albin Kurti e Vjosa Omani si dy shqiponja janë vënë në mbrojtje të Kosovës dhe për asnjë çmim nuk do ta lejojnë Kosovën dhe popullin e saj të përvuajtuir të bie në duart e armiqve të brendshën e të jashtëm,sepse një gjë të tillë nuk ua lejon karakteri dhe morali i tyre i lartë atdhedashës karshi dinjitetit të viktimave shqiptare nga gjenocidet shekulore serbe dhe karshi dinjitetit të viktimave shqiptare në Kosovë gjatë gjenocidit që Serbia e kreu në vitet 1998/99.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës me vendimin e 8 gushtit 2025 në vend që të jep interpretim juridik të qartë sipas detyrës së saj zyrtare,ajo i ka ofruar Kosovës krijimin e një qeverie kompromisi “uniteti” mikse tradhtarësh,vëllavrasësish për pushtet dhe hajnash multimilionësh të cilët në 22 vitet kaluara e kanë katandisur e rrjepur popullin e Kosovës gjer në palcë.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës nëpërmjet këtij vendimi absurd dhe armiqësor dhe anti demokratik synon qeverisjen e Kosovës t’ia jep opozitës PDK,LDK dhe AAK,për ta shpëtuar këë opozitë tradhtare nga qelitë dhe për t’ia shpëtuar pasuritë e vjedhura multimilionëshe të po kësaj opozite!
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës më shumë e gëzoi PDK-në e Hashim Thaçit dhe kukullave të tij Memli Krasniqin,Vlora Çitakun..., më shumë e gëzoi LDK-në e Isa Mustafës,akademikut munafikut dhe kukullat e tij Lumir Abdixhikun,Lutfi Haziri,Edita Tahirin...,më shumë e gëzoi Ramush Haradinajn dhe kukullat që i shkojnë pas...,më shumë e gëzoi Edi Ramë tradhtarin dhe sejmenin e tij Baton Haxhiun...më shumë e gëzoi kriminelin Aleksandër Vuçiq dhe Serbinë gjenocidale që e ka mbusur Kosovën me agjentë serbë pro serbë, e që e ka mbushur edhe Shqipërinë me qindra e qindra dhëndurë agjentë serbë të martuar me vashat shqiptare,të cilat Serbisl po ia shtojnë natalitetin ndërsa Shqipërisë po ia shtojnë fatalitetin!
Armiqtë e brendshëm e të jashtëm të Kosovës shpresojnë e mbase do të krijohet ndonjë plasaritje nga kjo Gjykatë Kushtetuese e Kosovës fund e krye me sekserë e tradhtarë për ta destabilizuar dhe riokupuar Kosovën,duke harruar vigjilencën e Albin Kurtit e të Vjosa Osmanit se për asnjë çmim nuk do ta lënë Kosovën në duart e tradhtarëve,hajnave dhe armiqve të Kosovës që për interesa të ngushta meskine personale janë duke shkelur mbi dinjitetin e viktimave shqiptare nga gjenocidet shekullore serbe dhe mbi dinjitetin e viktimave të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në vitet 1998/99.
Për ta shpëtuar Kosovën nga ky skenar i kobshëm shtetshkatërrues rinia dhe atdhedashësit e Kosovës pa humbur kohë duhet të organizojnë një protestë masive paqesore duke e detyruar këtë biçim Gjykatë kushtetuese të jep dorëheqje dhe të zëvendësohet nga gjykatës të ndershëm e dinjitozë.
Naim Miftari-ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i Shikut vite të tëra ka paralajmëruar se Gjykata Kushtetuese e Kosovës sëbashku me Prokurorinë,Gjykatat e Kosovës dhe shumë institucione tjera të rëndësishme në Kosovë janë përplot me sekserë të instaluar nga Hashim Thaçi,Kadri Veseli, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj dhe se këta sekserë janë pengesa kryesore e Kosovës në ruajtjen e lirisë, pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të saj.Këtë më së miri e dëshmoi prania e gjykatësit serb Radomir Llaban në këtë Gjykatë Kushttuese që nga viti 2019 e derisot.Po i pyesim PDK-në,LDK-në dhe AAK-në le të na tregojnë se a ka ndonjë shqiptar në Gjykatën Kushtetuese të Serbisë?!
Vetë fakti që Gjykata Kushtetuese e Kosovës në vazhdimësi ka refuzuar shumë ligje të rëndësishme për Kosovën edhe atë duke i mbajtur lëndët në sirtarë me muaj të tërë gjer edhe një vit,siç ishte rasti me Ligjin për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme apo me Ligjin për Vetingun,ligje që drejtpërdrejt i atakojnë PDK-në,LDK-në dhe AAK-në, i atakojnë ish komandantët dhe ish udhëheqësit e këtyre partive për tradhti,vëllavrasje për pushtet dhe hajni multimilionëshe.
Naim Miftari që e njeh Hashim Thaçin si paren e kuqe para sa vitesh duke ia uruar ditëlindjen e 50-të tradhatarit Hashim Thaçii i cili po gjykohet në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë,u shpreh se, “Hashim rrofsh edhe 100 vite, por në Kosovë kurrë më mos u kthefsh”!
Lëvizja Vetëvendosdje më 8 gusht 2025 menjëherë pas publikimit të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e kundërshtoi ashpër vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke e cilësuar si devijim të rrezikshëm nga roli i saj kushtetues dhe si ndërhyrje flagrante në kompetencat e Parlamentit të Kosovës,madje duke shpikë edhe rregulla të reja që përbëjnë cënim t rendit kushtetues.
Nga Lëvizja Vetëtendosje,thonë se,“Njoftimi nuk ka qartësuar asgjë, por Gjykata ka tejkaluar kompetencat kushtetuese. Gjykata nuk e ka të drejtën që të krijojë norma të reja juridike apo të imponojë rregulla që nuk kanë bazë në Kushtetutë. Gjykata ka zgjedhur të shpikë arbitrarisht rregulla. Shpikja e rregullave tërësisht të reja në mes të procesit dhe ndërhyrja në mënyrë substanciale në kompetencat e Kuvendit është cënim i rendit kushtetues”, thuhet në reagimin e LVV, përcjell “Bota sot”e dates 8 gusht 2025.
“Njoftimi i publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese përbën devijim të rrezikshëm nga roli kushtetues. Ai është në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve.Gjykata Kushtetuese është një organ i pavarur që ka për detyrë të interpretojë dhe kontrollojë përputhshmërinë e ligjeve apo akteve të tjera me Kushtetutën, brenda juridiksionit të vet.Njoftimi nuk ka qartësuar asgjë tjetër veçse që Gjykata ka tejkaluar kompetencat kushtetuese. Gjykata nuk e ka të drejtën që të krijojë norma të reja juridike apo të imponojë rregulla që nuk kanë bazë në Kushtetutë.
Gjykata ka zgjedhur të shpikë arbitrarisht rregulla. Shpikja e rregullave tërësisht të reja në mes të procesit dhe ndërhyrja në mënyrë substanciale në kompetencat e Kuvendit është cënim i rendit kushtetues.
Kushtetutën e miraton dhe e ndërron Kuvendi. Marrja e kësaj kompetencë duke uzurpuar rolin kushtetues të Kuvendit është goditje e sistemit demokratik që ka burimin te sovrani. Nuk ka forma të tjera të njohura të shkrimit e rishkrimit, miratimit e ndryshimit të Kushtetutës. Ato i bën ose Kuvendi ose Referendumi popullor. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk janë subjekte as të njërës, as të tjetrës. Kur një organ që duhet të jetë gardian i Kushtetutës fillon të prodhojë norma të reja ose të plotësojë norma që nuk janë paraparë as në Kushtetutë, as nga legjislativi, atëherë transformohet në një organ jashtëkushtetues.Ku, saktësisht, shkruhet në Kushtetutë, në Rregulloren e Kuvendit, në Aktgjykimin e Gjykatës në rastin KO119/14 apo në Aktgjykimin e Gjykatës në rastin KO124/25, apo në jurisprudencën ndërkombëtare se grupi më i madh parlamentar ka të drejtë të propozojë të njëjtin kandidat vetëm tri herë? Nga buron kjo normë? Pse jo dy herë, katër herë, dhjetë herë? Ku është lidhja kushtetuese apo doktrinare me numrin tre?Njoftimi i Gjykatës paralajmëron se Aktgjykimi që pritet të dalë do ta cënojë rëndë ndarjen e pushteteve. Rast i paprecedentë dhe ndërhyrje flagrante në kompetencat e Kuvendit. Gjykata nuk mund të uzurpojë funksionin e hartimit apo amandamentimit të Rregullores së Kuvendit, sepse kjo përbën shkelje të Kushtetutës, përkatësisht parimit kushtetues të ndarjes së pushteteve, i cili është një ndër shtyllat e demokracisë parlamentare.
Rregullat e reja të paralajmëruara nga Gjykata Kushtetuese nëse nuk janë në Kushtetutë dhe as në Rregulloren e Kuvendit nuk mund të jenë në asnjë Aktgjykim.Vendimi pasqyron motive partiake. Sa herë që Lëvizja VETËVENDOSJE! duhet të veprojë sipas rregullave që më herët janë vendosur nga vet Gjykata si jurisprudencë në raste analoge, sikur Aktgjykimi i vitit 2014, ato rregulla po i ndryshon vet Gjykata.Përmasa partiake e vendimit dallohet edhe nga fokusi krejtësisht i panevojshëm tek Kryesuesi i seancës konstituive z. Avni Dehari. Të njëjtin efekt juridik do të kishte lidhur me rendin e ditës pa e subjektivizuar me figurën e Kryesuesit e seancës. Sepse, tek e fundit, Kryesuesi i seancës konstituive nuk është subjekt kushtetues, vetëm Kuvendi është. Kryesuesi i seancës konstituive është vetëm subjekt i Rregullores së Kuvendit. Duke e spikatur vetëm Kryesuesin e seancës pa asnjë justifikim juridik, zbulohet qartazi që qëllimi ishte etiketimi politik i figurës së tij sipas fjalorit të partive opozitare.
Albin Kurti kryetari I Vetëvendosjes u shpreh se,”Gjatë seancave konstituive të Parlamentit Vetëvendosja ofroi dy kompromise, i pari ishte që të bëhet votimi I fshehtë për kandidaten ton Albulena Haxhiun dhe nëse kjo nuk i merr votat e mjaftueshme ne do të ofrojmë një kandidat tjetër, mirëpo opozita nuk pati dakordësi.
Kompromisi I dytë I Vetëvendosjes ishte që të votohen në pako kryeparlamentari/ja dhe zv./parlamentari/ja, poe ehe ndaj këtij propozimi nga opozita nuk pati dakordësi”, u shpreh Albin Kurti.
Kjo sjellje e opozitës tregon qartë se opozita nuk është e interesuar për zgjidgjen e këtij ngërçi në Parlamentin e Kosovës,por i intereson që sëbashku me Listën Serbe të krijojnë një qeveri pro serbe në Kosovë që rrezikon bashkimin e Veriut të Kosovës me Serbinë sëbashku me minierat e Trepçës dhe Liqenin e Ujmanit!