Abstrakti
Në kushtet e një rendi ndërkombëtar gjithnjë e më të paqëndrueshëm, shtetet e vogla përballen me sfidën e mbrojtjes së sovranitetit dhe ruajtjes së stabilitetit politik e ekonomik. Ky studim trajton rëndësinë strategjike të shteteve të vogla në Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e Balltikut, duke analizuar rolin e tyre në arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare. Përdoret një qasje krahasuese e bazuar në literaturën akademike dhe raporte strategjike për të identifikuar strategjitë e mbijetesës dhe forcimit të pozitës gjeopolitike. Rezultatet tregojnë se diplomacia aktive, anëtarësimi në aleanca ndërkombëtare, zhvillimi ekonomik dhe zhvillimi i kapaciteteve të avancuara të sigurisë kombëtare janë faktorë kyç. Përfundimet sugjerojnë që pozicioni gjeografik i shteteve të vogla nuk është vetëm kufizim, por mundësi për të forcuar rolin global përmes politikave të koordinuara dhe investimeve strategjike.
Fjalë kyçe: shtetet e vogla, siguri kombëtare, NATO, gjeopolitikë, Ballkani Perëndimor
Hyrje
Dekadat e fundit kanë sjellë transformime të mëdha në peizazhin gjeopolitik, duke rritur pasigurinë dhe fragmentimin e rendit ndërkombëtar. Lufta në Ukrainë, rivaliteti në rritje midis SHBA-së dhe Kinës, tensionet në rrugët detare strategjike dhe sfidat globale si ndryshimet klimatike e migracioni masiv kanë krijuar një mjedis të paqëndrueshëm ku shtetet e vogla duhet të manovrojnë me kujdes. Shtetet e vogla, megjithëse nuk kanë kapacitete të mëdha ushtarake apo ekonomike për të ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimet globale, shpesh gjenden në qendra gjeostrategjike ku përplasen interesat e fuqive të mëdha. Për këtë arsye, roli i tyre në ekuilibrat rajonalë dhe globalë mbetet kritik. Ky studim synon të analizojë strategjitë që shtetet e vogla mund të përdorin për të mbijetuar dhe për të forcuar pozitën e tyre në rendin e ri ndërkombëtar.
Pjesa kryesore
1. Roli i shteteve të vogla në një rend të ri gjeopolitik
Në një epokë ku turbulencat ndërkombëtare janë bërë pjesë e përditshme të lajmeve – nga lufta në Ukrainë, rivaliteti SHBA-Kinë, tensionet në rrugët detare strategjike, deri te krizat klimatike dhe migracioni masiv – shtetet e vogla përballen me sfidën se si të mbrojnë sovranitetin dhe të ruajnë stabilitetin në një rend global gjithnjë e më të paparashikueshëm⁴. Shtetet e vogla nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm ushtarak apo ekonomik për të diktuar zhvillimet globale, por pozicioni i tyre gjeografik dhe zgjedhjet e politikës së jashtme shpesh i kthejnë në faktorë kyç në ekuilibrat rajonalë dhe globalë⁵.
2. Shembuj nga Ballkani Perëndimor
2.1. Kosova: Si shtet i vogël, por me një pozicion të rëndësishëm në zemër të Ballkanit, ajo mbetet një element kritik në politikat e sigurisë të NATO-s në rajon. Pavarësisht sfidave të brendshme politike, prania e KFOR-it dhe përpjekjet për integrim në BE e bëjnë Kosovën një partner strategjik për Perëndimin⁶.
2.2. Maqedonia e Veriut: Anëtarësimi në NATO (2020) i ka dhënë këtij shteti një kornizë sigurie kolektive. Pozicioni i saj mes Greqisë, Shqipërisë, Serbisë dhe Bullgarisë e bën nyje kyçe të korridoreve 8 dhe 10 të transportit dhe energjisë në rajon⁷.
2.3. Shqipëria: Anëtare e NATO-s që prej vitit 2009, Shqipëria po e forcon rolin e saj duke investuar në porte strategjike (si Porto Romano) dhe duke marrë pjesë në misione të përbashkëta ushtarake⁸.
2.4. Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina: Të dyja ndodhen në një zonë ku ndikimi rus, turk dhe perëndimor ndërthuren, çka i bën këto vende të ndjeshme ndaj krizave, por njëkohësisht të rëndësishme në arkitekturën e sigurisë rajonale⁹.
3. Shembuj nga shtetet baltike
3.1. Estonia, Letonia dhe Lituania: Këto shtete të vogla, kufitare me Rusinë dhe Bjellorusinë, kanë fituar rëndësi të jashtëzakonshme pas agresionit rus në Ukrainë. Estonia njihet për kapacitetet e saj të avancuara kibernetike, ndërsa Letonia dhe Lituania janë bërë baza logjistike dhe qendra të NATO-s për Evropën Veriore¹⁰. Pozicioni i tyre në Detin Baltik i bën nyje jetike për transportin dhe sigurinë energjetike të Evropës, duke i detyruar të mbajnë ushtri të vogla, por shumë të modernizuara dhe të integruara në strukturat e NATO-s¹¹.
4. Mjetet e mbijetesës dhe forcimit të pozitës
Shtetet e vogla mund të fitojnë përmes strategjive të mençura:
4.1. Aleancat ndërkombëtare – NATO dhe BE ofrojnë mburojë sigurie dhe mekanizma ndihme¹².
4.2. Diplomacia aktive – Këto shtete luajnë shpesh rolin e ndërmjetësve në konfliktet rajonale¹³.
4.3. Rëndësia ekonomike – Estonia në teknologji kibernetike, Shqipëria në turizëm dhe energji, Maqedonia e Veriut në korridore transporti¹⁴.
4.4. Siguria kombëtare e integruar – Përfshirja e sektorit privat dhe e shoqërisë civile në planet e mbrojtjes dhe sigurisë¹⁵.
4.5. Perspektiva aktuale dhe sfidat
Situata në Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e Detit të Zi tregon qartë rëndësinë strategjike të shteteve të vogla në një epokë të turbulencës ndërkombëtare. Fuqitë e mëdha, përfshirë Rusinë, ndikojnë drejtpërdrejt në arkitekturën e sigurisë rajonale, duke e bërë rolin e shteteve të vogla vendimtar për balancimin e interesave. Shqipëria, si anëtare e NATO-s, mund të luajë një rol kyç përmes investimeve strategjike, bashkëpunimit ushtarak dhe diplomacisë aktive, duke siguruar stabilitet rajonal dhe duke forcuar pozitën e saj gjeopolitike¹⁹.
Gjithashtu, shtetet e vogla nuk duhet të mbështeten vetëm në fuqinë ushtarake, por duhet të përdorin mjete ekonomike, diplomatike dhe strategjike për të forcuar ndikimin dhe për të parandaluar destabilizimin nga fuqitë e mëdha¹⁹.
5. Sfidat që duhen adresuar
• Presioni nga fuqitë e mëdha për ndikim politik dhe ekonomik¹⁶.
• Varësia ekonomike nga importet strategjike¹⁷.
• Kërcënimet hibride: dezinformata, sulme kibernetike, përçarje politike¹⁸.
Përfundim:
Analiza tregoi se, megjithëse shtetet e vogla nuk posedojnë fuqi të mjaftueshme ushtarake apo ekonomike për të ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimet globale, ato mund të shndërrojnë pozicionin e tyre gjeografik në një përparësi strategjike. Diplomacia proaktive, integrimi në aleanca ndërkombëtare si NATO dhe BE, zhvillimi i sektorëve ekonomikë me avantazh krahasues, si dhe forcimi i kapaciteteve të sigurisë kombëtare e kibernetike përbëjnë boshtin e strategjive efektive.
Rekomandime:
Rekomandohet që shtetet e vogla të:
• Forcojnë marrëdhëniet me partnerët strategjikë ndërkombëtarë për të garantuar mbrojtje dhe mbështetje ekonomike.
• Investojnë në fusha të specializuara ku mund të krijojnë vlerë të shtuar dhe të rrisin ndikimin rajonal.
• Shmangin varësitë e tepruara nga një fuqi e vetme, duke diversifikuar partneritetet dhe burimet strategjike.
• Përfshijnë sektorin privat dhe shoqërinë civile në politikat e mbrojtjes dhe sigurisë, për të ndërtuar rezistencë të qëndrueshme.
Literatura e shfrytëzuar:
Brzezinski, Z. (1997) The Grand Chessboard: American Primacy and Its Geostrategic Imperatives. Basic Books.
Nye, J. S. (2011) The Future of Power. Public Affairs.
Waltz, K. N. (1979) Theory of International Politics. McGraw-Hill.
NATO (2022) ‘Strategic Concept 2022’. Available at: www.nato.int
European Council on Foreign Relations (2023) ‘The Geopolitics of the Western Balkans’, Policy Brief.
Center for European Policy Analysis – CEPA (2024) ‘Baltic Security in the Shadow of Russia’.
Bilalli, Mersel. “Maqedonia e Veriut në agoni!”, Bota sot, 18.08.2025.
CEPA (2024) ‘Western Balkans Security Assessment’.
NATO Public Diplomacy Division (2023) ‘NATO in Southeast Europe’.
10. European Commission (2023) ‘Report on Regional Stability in the Balkans’.
11.International Institute for Strategic Studies (IISS) (2024) The Military Balance.
12. UNDP (2023) Human Development and Security in Small States.
13. Council of Europe (2023) Small States and International Law.
14. OSCE (2023) Conflict Mediation Reports.
15..World Bank (2022) Economic Specialization and Development in Small States.
16. RAND Corporation (2023) Resilience Strategies for Small States.
17. European Union External Action (EEAS) (2023) Geopolitical Risk Assessment.
18. SIPRI (2023) Global Arms and Security Trends.
19.Bilalli, M. (2025)