Sipas politologjisë ose shkencave politike: I tërë vokali, instrumentali, arti, talenti dhe filozofia e politikanit të zgjuar, intelektual, profesional dhe inteligjent, janë mjeshtëri, dhunti, stil, zgjuarsi, talent, takt, akt dhe art i gjuhës së komunikimit.
Politika dhe politikëbërja kosovare po përjetojnë një krizë dhe agoni të thellë.
Lufta e përgjithshme për pushtet (sundim), pasuri dhe karrierë, si duket, i ka përfshirë dhe kapluar edhe pozitën ose pushtetin aktual të Kosovës, edhe opozitën e atjeshme parlamentare ose politike.
Ndonëse si njësi matëse e pushtetit (kratos-it) janë populli (demos-i) dhe etika (ethos-i) mbi shtetin.
Ato vlera dhe parime në Kosovë, si duket, nuk njihen, nuk zbatohen dhe nuk respektohen fare.
Ironia tjetër është fakti se edhe idetë dhe teoritë shkencore ose politologjike nuk i qëndrojnë fare realitetit praktik dhe teorik në terren, as nga ana e pushtetit (pozitës), dhe as nga ana e opozitës.
Kjo për faktin se çdo ide dhe çdo teori politike dhe politologjike i takon sistemit të njohur të prognozave ose parashikimeve të studiuara, analizuar dhe vërtetuara mbi bazën dhe materien e njohur shkencore ose metodologjike, dhe jo mbi bazën e parashikimeve të ndryshme imagjinare, fiktive, utopike dhe anarkoteorike.
Shkencat mbi politikën, apo shkencat politike, janë sistem mendor dhe ideor, si dhe një proces i ndërlikuar dhe tepër kompleks mbi njohuritë (dituritë) e përgjithshme në sferën e gjithëmbarshme (të realitetit praktik dhe teorik) të shtetit, pushtetit, popullit dhe shoqërisë.
Ndaj, teoria politike sipas shkencave politike dhe shkencave të tjera, pos tjerash, nënkupton: shikimin, vrojtimin, formulimin, studimin, analizën dhe sintezën e njohur shkencore ose metodologjike të bazuar (mbështetur) mbi të vërtetën e përgjithshme themelore, apo elementare.
Ndërkaq, idetë dhe teoritë e pavërtetuara (të pakonfirmuara) – në të shumtën e rasteve quhen hipoteza, hiperbola, anatema, parabola etj.
Idetë dhe teoritë e vërtetuara (të konfirmuara) në mënyrë shkencore dhe praktike, janë ligje.
Me fjalë të tjera, teoria shkencore është ajo e cila është e bazuar, ngritur dhe projektuar mbi fakte dhe argumente shkencore e metodologjike, si dhe e sistematizuar dhe konvencionalizuar në atë mënyrë që provat, të dhënat, burimet, faktet dhe dëshmitë të jenë konfidente, valide dhe relevante.
Së këndejmi, llojet e teorive politike sipas shkencëtarëve ose politologëve të kualifikuar dhe shumë kompetentë, ndahen ose klasifikohen në: teoritë morfologjike (Galileu, Koperniku etj.), teoritë gjenetike (Darvini, Rosenbergu, Malthusi etj.), teoritë funksionale dhe aksionale (Njutëni, Dekarti, Parsoni etj.), teoritë elitare (Chomsky, Kripke, Popperi etj.), teoritë e supozuara dhe iluministe (Makiaveli, Akuinski etj.) dhe kështu me radhë.
Aty janë edhe luftërat e ndryshme për pushtet dhe integrim vertikalo-horizontal dhe anasjelltas si pjesë e një procesi të njëjtë ose analog, të ndarë në dy drejtime ose orientime të ndryshme: marksist, revolucionar ose bolshevik, dhe në drejtimin liberal, parlamentar dhe demokratik.
Ndërkohë që politika si shkencë mbi popullin (kombin), shtetin dhe pushtetin, ndahet në makropolitikë dhe mikropolitikë.
Në Kosovë, sikur nuk ka më as tendenca ose tentativa serioze dhe relevante për të kthyer tërësinë e mendimit shkencor dhe humanist në instancë ose institucion moral, mendor ose ideor (ideologjik) në këto kohë krize, recesioni, paniku, konfuzioni, kaosi dhe anarkizmi global.
Ç’është edhe më keq, blloku (kampi) i opozitës kosovare nuk ua njeh dhe nuk ua pranon fare vlerat, meritat dhe atributet e njohura shkencore, intelektuale, inteligjente, profesionale, patriotike dhe të tjera Presidentes Osmani, Kryeministrit Kurti dhe pushtetit ose qeverisë së tyre, por është bërë bllok kundër tyre mbi “bazën” e asgjësë për asgjë!
Kësaj në shkencat politike i thonë muzg ose errësim i përgjithshëm i mendjes ose intelektit njerëzor me pasoja të pashmangshme kushtetuese, institucionale, juridike, funksionale e kulturologjike për popullin dhe shtetin e Kosovës në një kohë kur elementët kryesorë dhe substancialë të ideve dhe teorive të ndryshme spekulative, anarkoliberaliste, imagjinare dhe fiktive të opozitës kosovare, nuk e kanë madje as elementin dhe instrumentin e preferuar gjeneral si sistem të njohur të ideve, teorive, narrativave, agjendave ose dëshmive valide dhe relevante që do t’i justifikonin kërkesat ose pretendimet e tyre dydrejtimëshe dhe insubordinuese mbi përmbysjen ose rrëzimin e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit nga pushteti.
Nuk i kanë madje as të dhënat ose shënimet e mjaftueshme të bazuara në shkencë, si dhe në ngjarje, figura (personalitete) dhe zhvillime të njohura në terren, përveç idesë ose hipotezës abstrakte, konfuze dhe kaotike, të mbështetur ose bazuar në mundësinë e shfaqjes dhe manifestimit të prognozave ose fantazive të ndryshme spekulative, anarkoteorike, imagjinare ose fiktive!!!
Po shihet qartë se Kosovës dhe shqiptarëve në këtë etapë sfiduese, turbulente dhe tepër konfuze ose kaotike, sikur u mungojnë shumë figura ose personalitete të preferuara me qëndrime të forta epike dhe kalorësiake.
U mungon platforma, vizioni, formula dhe testamenti intelektual, kulturor dhe inteligjent i Dr. Rugovës.
Ç’thonë politika dhe diplomacia e kualifikuar, e mençur, intelektuale ose inteligjente?
Politika, apo puna e kualifikuar, profesionale, intelektuale dhe inteligjente për popullin (kombin), shtetin dhe pushtetin, mbi bazën e marrëveshjeve, obligimeve dhe përgjegjësive të njohura morale, ligjore, institucionale, kushtetuese, profesionale dhe patriotike, është një proces ose aktivitet i lartë i personave ose individëve të zgjedhur, caktuar, nominuar ose emëruar në poste ose funksione të larta shtetërore, nacionale, qeveritare, parlamentare, politike ose diplomatike, për zgjedhjen e problemeve të ndryshme shoqërore ose qytetare, si dhe për marrjen e vendimeve dhe arritjen e marrëveshjeve të brendshme dhe të jashtme në të mirën e gjithëmbarshme të kombit dhe atdheut. Në domenin ose kontekstin e njohur kolokfial, tekstual ose linguistik: Politika, para së gjithash, ka për qëllim enkodimin, dekodimin (deshifrimin), identifikimin, klasifikimin dhe artikulimin e ligjeve, rregullave, çështjeve, vlerave, parimeve, postulateve, nevojave, kërkesave, interesave dhe prioriteteve të larta shtetërore, nacionale, politike, diplomatike, strategjike, gjeopolitike, koniukturale, nomenklaturale, manufakturale dhe të tjera.
Aty i kemi pra edhe gjeopolitikën ose politikën dhe diplomacinë e kualifikuar, intelektuale, profesionale, inteligjente, komplementare, suplementare, kontemplative, komprehensive, konvencionale dhe strategjike; politikën popullore ose populiste; metapolitikën ose politikën e mbështetur mbi vlerat, parimet ose narrativat e njohura etike, estetike, normative, kognitive, intrinsekse, ekstrinsekse etj.
Ndërkaq, shkencat politike në këtë drejtim: i studiojnë, hulumtojnë dhe analizojnë sjelljet, reagimet, vlerat, parimet, postulatet, format, metodat, mjetet ose instrumentet e njohura shkencore ose humaniste, me anë të të cilave realizohen ose garantohen forca (fuqia) dhe autoriteti i përgjithshëm i shtetit, pushtetit dhe shoqërisë, së bashku me arritjen e marrëveshjeve ose traktateve të ndryshme, si dhe realizimin praktik dhe teorik të aspiratave ose interesave të larta shtetërore dhe nacionale në kontekstin e njohur strategjik, gjeopolitik etj.
Në këtë frymë, politologjia ose shkencat politike, asnjëherë nuk pretendojnë të tutorojnë, monitorojnë, monopolizojnë ose obligojnë shtetin dhe pushtetin për marrjen e vendimeve dhe përgjegjësive të ndryshme institucionale, funksionale, kushtetuese dhe të tjera (lexo: “të vërtetat e përjetshme”), por vetëm japin shpjegime, ide, teori, formula, vizione, narrativa, solucione, alternativa ose sinteza të ndryshme shkencore ose metodologjike – përballë tezave, antitezave ose ekuacioneve të komplikuara ushtarake (luftarake), politike, diplomatike etj.
Apo, çfarë (çka) duhet ditur? (kritika e unit të ndërgjegjshëm ose unit të shëndoshë); çfarë (çka) duhet bërë? (kritika e unit të përgjithshëm ose atij praktik) dhe çfarë (çka) duhet besuar dhe shpresuar? (kritika ndaj forcës së gjykimit dhe reagimit): janë ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura dhe kryesore në kuadrin e idealizmit kritik të Immanuel Kantit, Sen Simonit, si dhe te filozofët ose mendimtarët e tjerë në kontekstin e njohur gnoseologjiko-ontologjiko-epistemologjik, rreth asaj se çka (çfarë) dhe kush është në të vërtetë njeriu i ditur, njeriu krijues ose inovator...?
Pa i harruar këtu edhe ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura: Çfarë (çka) guxojmë të dimë?, çfarë (çka) guxojmë të flasim, shkruajmë, gjykojmë dhe mendojmë? dhe çfarë (çka) duhet të bëjmë për të mirën e gjithëmbarshme të popullit, shtetit dhe shoqërisë sonë...?
Kosova dhe shqiptarët nuk guxojnë të bëhen poligon ose “arenë e gladiatorëve” të ndryshëm spekulantë, agjitues (propagandistikë), anarkoindividualistë dhe anarkoteorikë, të cilët përmes ngjarjesh, figurash, personalitetesh ose simbolesh instinktive, imagjinare ose fiktive, lozin dhe manipulojnë vazhdimisht me ndjenjat, emocionet, shpirtin dhe ëndrrat e popullit të shumëvuajtur dhe martirizuar shqiptar atje.
Politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente, të cilat mbështeten ndërkohë në substratin ose substitutin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontestimeve, disonancave ose diskrepancave të ndryshme politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj.
Globalizimi ose universalizimi plural dhe aksiologjik i vizioneve, idealeve, koncepteve, ideve ose teorive të njohura shkencore dhe humaniste, së bashku me shquarjen, identifikimin, dekodimin dhe artikulimin e përvojave, njohurive (diturive), aftësive ose afiniteteve të njohura objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit, si dhe postulimi, ratifikimi, institucionalizimi dhe realizimi praktik dhe teorik i vlerave, parimeve, kauzalitetit, aspiratave dhe interesave më të larta shtetërore, nacionale, politike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera, ndodhen në fokusin ose agjendën kryesore të politologjisë dhe filozofisë politike ose diplomatike.
Boshti i etikës politike dhe diplomatike qëndron pra tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.
Të zgjohemi...!
ASh