Shqipëria në luftë: Kryekomandanti i pesticideve!

Opinione

Shqipëria në luftë: Kryekomandanti i pesticideve!

Nga: Kimete Berisha Më: 3 tetor 2025 Në ora: 22:31
Kimete Berisha

Rusia e pushtoi Ukrainën me tanke.

Izraeli e Palestina luftojnë me gjak. Tragjeditë e tyre shihen, dokumentohen, numërohen.

- Por Shqipëria e Edi Ramës ka vite që bën një luftë tjetër: një luftë me pesticide.

- Një luftë e padukshme, pa krisma, pa viktima në kamera…por me viktima çdo ditë, në çdo tryezë e në spitale.

- Çka hamë ne?

- Domatet, specat, pjeshkët, çdo ushqim shqiptar është i larë me helm.

- Kroacia i groposi specat shqiptarë nën dhe, Bosnja e Sllovenia i kthyen mbrapsht, BE-ja i bllokoi.

- Europa nuk i pranon, por shqiptarët i hanë.

- Kosovën askush nuk e pyet: këtu na vjen 'helmi” i paketuar me buzëqeshje, pa doganë dhe pa ndërgjegje.

- Kjo nuk është bujqësi, është krim ushqimor.

- Një ushtri bujqish, të mbrojtur nga shteti, që helmojnë popullin në emër të tregut.

- Dhe mbi ta, kryekomandanti i Shqipërisë, Edi Rama, ku topat e tij janë pesticide.

- Po pse nuk e bën një batutë edhe me pesticidet, zoti Kryeministër?

- Një humor me speca helmues, si ato batutat e Trump-it që e bëjnë seriozen të duket qesharake… por këtu, tragjedia është reale.

- Apo nuk të qeshet me vdekjen e ngadaltë dhe të fshehtë?

- Shqipëria sot është më e rrezikshme se çdo armik i jashtëm: një laborator i krimit ushqimor.

- Një shtet që eksporton vrer, helm e rrena, që ndërton “suksese” mbi trupat e qytetarëve të vet.

P.S. (Mallkim i trashëguar)

"Çanakalaja brenda,

Një bunar n’mjedis,

Mos e pini ujtë, o vllazën,

E kanë zeherlisë…"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat