RMV-ja sa me inat me BE-në aq më mirë për shqiptarët dhe bullgarët

Opinione

RMV-ja sa me inat me BE-në aq më mirë për shqiptarët dhe bullgarët

Nga: Sulejman Mehazi Më: 21 nëntor 2025 Në ora: 08:49
Autori Sulejman Mehazi

Nuk e dimë pse shumica e politikanëve; analistëve dhe opionistëve shqiptarë kritikojnë qeverinë e Mickoskit për Raportin negativ dhe qortuas të Komisionit Evropian ndaj RMV-së?, kur problemi bie mbi maqedonasit jo mbi shqiptarët e bullgarët.

Me anëtarësimin e Shqipërisë në BE jo vetëm që zgjidhet çështja e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, por shteti i Mickoskit me anë të pasaportave të Shqipërisë evropiane nga shumica e qytetarëve shqiptarë në këtë republikë të brishtë do bëhet dhe bashkimi i shqiptarëve të RMV-së me Shqipërinë.

Nëse shumica tetovarëve marrin pasaporta shqiptare, normale se dhe Tetova do bëhet e Shqipërisë, kjo do ndodh në të gjitha komunat të banuar me shqiptarë.

Në anën tjetër, sipas informatave të shtetit bullgar afër 200 e tetëdhjetë mijë qytetarë të RMV-së kanë marrë pasaporta bullgare që e ka kuptim se dhe Bullgaria ia merr një pjesë të territorit RMV-së.

Kështu që në mënyrë legjitime qytetarët shqiptarë dhe bullgarë do jetojnë si banorë të Shqipërisë dhe Bullgarisë brenda territorit të RMV-së me territor, gjuhë e tradita shqiptare -bullgare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat