LDK pas Rugovës në udhëkryq në mes trashëgimisë rugoviane, rrugës së re

Opinione

LDK pas Rugovës në udhëkryq në mes trashëgimisë rugoviane, rrugës së re

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 27 janar 2026 Në ora: 09:31
Milazim Zeqiraj

Lidhja Demokratike e Kosovës është me shumë së një parti politike. Ajo është themeli politik mbi të cilin u ndërtua shteti i Kosovës. Nën udhëheqjen e Presidentit Ibrahim Rugova, LDK trasoi vizionin e rezistencës paqësore, unitetin kombëtar dhe orientimin perëndimor. 

Ky vizion e mbajti gjallë të populli shpresën shtetformuese në periudhën më të vështirë të historisë sonë, deri të liria dhe pavarësia e Kosovës.

Pas Rugovës, humbja e identitetit

Pas vdekjes së Presidentit Rugova, LDK-ja hyri në një proces degradimi politik dhe organizativ.

Kryetarët pasues, Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa, erdhën me zhurmë, pa vizion të qartë politik. 

Nën moton e “reformave”, ata ngadalë e larguan LDK-në nga identiteti i saj rugovian, duke e shndërruar në një parti pa peshë politike dhe pa projekt afatgjatë.

Gjat kësaj periode LDK u nda disa hërë, shkak i lidershipit

Antarsia sinjalizoj,me mos votim  por lidershipi ishte i shurdhër.

Humbja e madhe në zgjedhjet e vitit 2021 ishte një alarm serioz për ekzistencën e partisë. 

Pas një presioni  dhe ndarjës së partisë, lidershipi i LDK  reflektoj, me zgjedhjën e kryetarit dhe kryesisë së re.

Z. Lumir Abdixhiku kryetar i LDK një shans i duhur

Zgjedhja e z.Lumir Abdixhikut u pa si mundësi për ringritje. U krijua përceptimi i një fryme të re, por shpejt u dëshmua se kjo risi ishte më shumë formale sesa thelbësore.

Z. Abdixhiku si kryetar i LDK nuk e njohu dhe nuk e kuptoi shpirtin e rugovizmit dhe elektoratin tradicional të partisë, siq është hapja e partis dhe kumunikimi më antarsin.

Kjo ishte, normale pasi ai erdhi si prurje e jashtme dhe jo nga strukturat e partisë. Andaj ai nuk e kuptonte garën e zgjedhjeve në aktiv nën degë dhe degë.

Mbështetja për njerëz të rinjë është e natyrshme kur ata janë në LDK dhe punojnë për LDK, por mungesa e vizionit politik të prurjet e reja u bë shpejt e dukshme. Strukturat e vjetra u anashkaluan  që ishe e panevojshme.

Anëtarsia disa herë  tregoj pakënaqësi, por kryetari zgjodhi te mos komunikoj me antarësin, e vazhdojë udhëheqjen e partisë me praktika të liderit të pa kontestueshëm të ngjashëm me ate të Vetëvendosjës: Me vendimmarrje të mbyllur, përjashtim i mendimit ndryshe dhe retorikë pa frymëzim politik. 

Në vend të një udhëheqje bashkues, LDK mori një udhëheqje të mbyllur dhe autoritare. Z.Abdixhiku u përpoq të shfaqej si lider i LDK, por ai në realitet mbeti vetëm një kryetar partie pa ndonjë koncept.

Centralizimi  i partisë gabim strategjik

Tentimi për centralizimin e partisë ishte një gabim serioz. Kjo sjellje e kryetarit dhe e kryesisë vazhdon ta dëmtojë rëndë LDK-në edhe pas humbjës së thell.

Është e vërtetë se LDKja në opozitë pati paraqitje korrekte në Kuvend, hartoi program zgjedhor solid dhe krijoi lista kandidatësh për deputet me profile të respektuara nga jeta politike, ekonomike, ushtarake dhe shkencore. Por elektorati, pavarësisht kësaj, u largu.

Pse ndodhi ky fenomen duhet studiu.

Pjesa besnike e votoj në zgjedhje  LDK-në si ide, jo kryetarin. 

Një pjesë e elektoratit u zhgenju dhe kaloi të e majta, duke menduar se rugovizmi është zhvendosur të Lista Guxo, ndërsa një pjesë e madhe zgjodhi abstenimin, si shprehje mosbësimi ndaj lidershipit.

Sinjalizimi  i dëshprimit

Pas zgjedhjeve të shkurtit 2025 kryetari dhe kryesia duhej të jepnin dorëheqje ose të kërkonin votëbesim në Kuvendin e partisë. Kjo nuk ndodhi. Antarsia u zhgenjy. Krytari  nuk e kishte legjinimitetin e plot për të vazhduar udhëheqjën e partisë, pasi i kishtë humbur zgjedhjët, çka kishte premtu.

Zhgënjimi u rrit kur filluan humbjën ta prezentoj si fitore vëtëm pse pati rritje të leht.

LVV  arriti ta bind një pjesë të elektoratin të LDK së LDK është fajtor për bllokadën në Kuvend dhe në mos krijimin e institucioneve, çka nuk ishte e vertet, kurse  LDK nuk arriti të arsytohet.

Në fushatë LDK nuk u muar më tema të medha, siq ishte asociacioni dhe politika e jashtme. Premtimet në fushatë ishin të ngjajshme si të VV.

Gjat gjith mandatit, fushatës dhe në debate televizive, LDK  kritikonte qeverisja e dobët të Z. Kurti, që për elektoratin e LDK nuk  ishte diçka e re dhe nuk qoj peshë.

Në zgjedhjet lokale të nentorit ishte alarmi j fundit për reflektim të kryetarit dhë kryesisë me dorheqje ose votëbesim.

Megjithatë, lidershipi pasi humbi disa komuna prap u përpoq t’i paraqiste si fitore të vetën,  psh. fitorën e Prishtinës me një kandidat jo antar të LDK (z. Perparim Rama). Kjo tregon se antarsia nuk i beson lidershipit të LDK.

Pa reflektim të lidershipit, LDK hyri në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Rezultati ishte i parashikueshëm – por jo kaq i thellë.

Humbja nuk ishte pasojë e forcës së kundërshtarëve politikë, por dënim i brendshëm nga vetë anëtarësia dhe elektorati tradicional.

Dorëheqja që nuk ndodhi

Z.Lumir Abdixhiku duhej të jepte dorëheqje më 28 dhjetor 2025. Një akt i tillë moral do ta forconte  ate përsonalisht dhe do t’i  bënte nderë partisë. Sot, anëtarësia ka humbur besimin edhe në Kuvendin e LDK-së.

Nëse lidershipi nuk reagon shpejt,  rreziku është ndarja e thellë në Kuvend, ose rënia edhe më e madhe në rast të zgjedhjeve të reja.

Për antarsin fitorja e Abdixhikut ose e Hotit në Kuvendin e radhës nuk është zhgjidhje. Deri tani një numër i madh i antarsisë është i zhgenjyar dhe e arsytojnë zhgënjimin më këtë lojë të kryetarit dhe kryesisë. Kjo mosknaqësi ka rrezik për ramje edhe me të thell nëse kemi zgjedhje prap.

Heshtja që rëndon

Heshtja e Kryesisë, e thellon krizën në ldk.

Kjo heshtje ngre pyetje serioze: a po ruhen pozita personale e kryetarit i cili i ka humbur tri palë zgjedhje,  ose po pritet largimi i anëtarëve të devotshëm të LDK për të mbetur një rreth i mbyllur, që kinse mbron interesin e partisë?

Rruga e vetme për shpëtim

LDK ka nevojë për zgjedhje urgjente për një lidership të ri, bashkues dhe me vizion të qartë rugovian. Kryetar dhe kryesi  që rikthen dialogun e brendshëm, respekton anëtarësinë dhe është i hapur për bashkëpunim politik, gjithmonë duke ruajtur frymën rugoviane dhe interesin e Kosovës.

Koha për zgjedhje të brëndshme është tani duke filluar nga aktivet lokale, nëndegë, degë dëri të Kuvendi i partisë, duke zhvilluar zgjedhje, me  një proces të thellë demokratik për të dal një kuvend i rii. 

Përndryshe, rreziku është real që LDK  një partia që krijoi shtetin e Kosovës, të mbetet vetëm një kapitull i mbyllur i historisë politike, 

çka është një e keqe për vendin dhe demokracinë 

në Kosovë, sepse LDK është më shumë se një parti politike, që humbjës së saj i gëzohet e majta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat