Posti më i rëndësishëm dhe me sfida më të mëdha për zbatim ka rënë mbi Znj. Donika Gërvalla-Schwarz – një detyrë që dikur ishte e kapur nga gangsterët e luftës.
Ky post është një mundësi historike për të kthyer drejtësinë në Kosovë dhe për të vendosur ligjin mbi të gjithë, pa privilegje për askënd.
Kosova ka nevojë për drejtësi të vërtetë, ku ligji sundon mbi të gjithë dhe askush nuk është mbi të.
Me guximin, vendosmërinë dhe përkushtimin tuaj, besojmë se po hapet një kapitull i ri: një Kosovë ku krimi nuk mbetet pa përgjegjësi dhe drejtësia nuk është privilegj i pakicës.
Ky është një hap i madh drejt një shteti evropian, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë. Punë të mbarë në këtë kauzë të shenjtë – historia e Kosovës po shkruhet dhe ju jeni pjesë e saj!