Pse nuk do të shkruaj, as nuk dëshiroj të dëgjoj më për politikën në vendin tim

Opinione

Pse nuk do të shkruaj, as nuk dëshiroj të dëgjoj më për politikën në vendin tim

Nga: Hafir Hoxha Më: 25 mars 2026 Në ora: 15:58
Hafir Hoxha

Ja pse une si qytetarë, si veteran i luftës ne Slloveni vitin 1991 dhe i UÇK-se 1998/99 nuk do të shkruaj as nuk dëshiroj të dëgjoj më për politikën në vendin tim !?

Një realitet që nuk mund të anashkalohet Një shtet kaq i vogël për nga popullsia dhe sipërfaqja territoriale, me një administratë qendrore dhe lokale kaq të madhe si Kosova, vështirë se gjendet diku tjetër.

Në një vend ku shkollat dhe universitetet private krijojnë të hyra të mëdha, ndërsa çdo student që regjistrohet pothuajse me siguri diplomon — edhe nëse ndjek mësimin shumë rrallë. Në një vend ku politikanët, brenda një mandati 4-vjeçar, shndërrohen në milionerë. Në një vend të çoroditur, ku dhjetëra portale dhe televizione gjenerojnë të ardhura të jashtëzakonshme pa u verifikuar kurrë burimi i tyre. Në një vend ku institucionet rrëzohen vazhdimisht, ku demokracia e mirëfilltë mungon dhe nuk kuptohet qartë roli i qeverisë, kuvendit, pozitës dhe opozitës që duhet t’i shërbejnë qytetarëve dhe shtetit. Ku zgjedhjet e jashtëzakonshme organizohen shpesh, jo për interesin e vendit, por për ambicie dhe interesa të ngushta politike.

Në një vend ku kuadrot e shkolluara dhe fuqia punëtore largohen drejt Perëndimit, ku diplomat dhe vendet e punës shpesh blihen — bëhet gjithnjë e më e vështirë të jetosh dhe të punosh. Dhe në fund, mediat që “vlojnë” për çdo ngjarje, sidomos për ato negative e kriminale, duke e mbingarkuar dhe ngulfatur shoqërinë me lajme që prodhojnë frikë dhe pasiguri humbin shpresat per një të ardhme të mirë të këti vendi shum të vogël e që sillen sikur të ishte shum i nadhë .

Një shtet që nuk investon ne resurse njerzore të gjitha profelive ne kvalitet , cilsi e profesionalizën , që nuk i vlerson nuk kujdeset as nuk i angazhon ato resurse njerzore ne dobi të shoqeris, vendit e popullit , i neglizhon i perbuzë dhe i shpartallon ato kuadra , nje vend ku prioritet ka investimet ne asfalt dhe ne import te duhanit, derivateve , pulave dhe alkoholit e jo investim në resurse njerzore ai vend nuk mundet te ket perspektiv të ndritur !

Këto përbuzje , shtrydhje , nenvlersime dhe injorime u ben resurseve specifike shteti yn i Kosoves ! Kjo situatë nuk tregon as nuk garanton cak, synim të kjart per ardhmërin e këti vendi , e këtij populli! më bëjn të mos qaj më kokën më këta politikan pa koncept, pa seriozitet dhe pa përgjegjësi institucionale, shtetrore dhe kombetare !!!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat