Lamtumirë legjendë! U shua akademik Rexhep Qosja… një epokë e tërë mendimi shqiptar mbyllet këtu

Opinione

Lamtumirë legjendë! U shua akademik Rexhep Qosja… një epokë e tërë mendimi shqiptar mbyllet këtu

Nijazi Halili Nga Nijazi Halili Më 23 prill 2026 Në ora: 14:31
Rexhep Qosja

Bota shqiptare e shkencës, kulturës dhe mendimit kritik është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të Akademik Rexhep Qosja, një prej figurave më të shquara të intelektit dhe albanologjisë shqiptare.

Me veprën e tij të gjerë dhe me qëndrimet e tij të forta intelektuale, Qosja la gjurmë të pashlyeshme në studimet shqiptare, në kritikën letrare dhe në debatin publik mbi identitetin dhe historinë kombëtare. Ai ishte një zë i veçantë, shpesh i pakompromis, që ndikoi fuqishëm në formësimin e mendimit kritik shqiptar për dekada me radhë.

Për mua personalisht, është një nder i veçantë që Akademik Rexhep Qosja është përfshirë në monografinë time “Ndritësit e Kombit”, si një nga figurat që përfaqësojnë ndriçimin intelektual dhe kulturor të kombit shqiptar.

Trashëgimia e tij shkencore dhe intelektuale mbetet pjesë e rëndësishme e kujtesës sonë kolektive dhe do të vazhdojë të studiohet, të debatohet dhe të vlerësohet nga brezat që vijnë.

Lamtumirë, një prej mendjeve më të fuqishme të mendimit shqiptar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat