Sot në këtë datë shënohet si Dita e Përsonave të zhdukur, ku fati i të cilëve akoma keqpërdoret nga qeveria e sotme e Serbisë, në krye me (kriminelin)Aleksandër Vuçiq, kufomat e të cilëve u rrëmbyen dhe u zhduken nga forcat e regjimit të Millosheviçit, për ti humbur gjurmat e krimit.
Serbia edhe mbas 27 viteve të mbasluftës së fundit në Kosovë, 1999-2026, akoma nuk e tregon vendndodhjen e këtyre të zhdukurve me dhunë, prej të cilëve janë edhe 1565 të zhdukur, e cila Serbi, duke mos hapur arkivat e saj për të treguar vendndodhjen e tyre, sikur po e luan rrolin e djallit.
27 prilli 1999, nuk mund të mos përmendet edhe Masakra Mejë-Korenicë, në komunën e Gjakovës, një ndër masakrat më makabre dhe tragjike të popullit shqiptarë që ndodhi në Kosovë, nga një operacion i forcave fashiste serbe, që ishte i planifikuar me çëllim për zhdukjen e një mase shqiptare.
Forcat fashiste serbe ishin të pozicionuara kudo në këtë rajon të qytetit dhe fshtrave dhe që në orët e hershme të mëngjesit e rrethojnë të ashtuquajtërën Reka e Keqe dhe Lugun e Cerragojës, duke lënë vetëm dy rrugë të hapura që qojnë në drejtim të Mejës dhe Korenicës, duke i zënë pritat e kolonave të njerëzve të dëbuar nga vendbanimet e trojeve të tyre, të cilët nuk kishin rrugë tjetër për të depërtuar në drejtim të Shqipërisë.
Kriminelët serb nuk hezitojnë ti ndajnë shumicën e të rinjëve nga kolonat e këtyre njerëzve me një çëllim të caktuar, që të rinjtë e moshave madhore për ti likuiduar, duke iu vërsulur si bisha të egra dhe brenda një kohe të shkurtër ekzekutojnë pa dallim mbi 376 jetëra të pa fajshme dhe me qindra të tjerë të plagosur, në mesin e të cilëve edhe fëmijë dhe të moshuar.
Ky popull sot e ka vështirë t’a harrojë këtë tragjedi të gjenocidit serb, dhe koha që vjen sikur po krijon një paqartësi me përceptimin e asaj kohe si diçka tashmë të kaluar, duke e marrë parasysh të sotmen, njeriu i këtyre ditëve e ka mundësinë së paku të bëjë një kërkimfalje, nëse qenja njerëzore do duhej të ketë një dallim dhe qëndrim me një logjikë dhe program njerëzor në kuptimin si qenje e vetëdijshme në dallim nga shtazët.
Për fat të keq, politika e Serbisë së sotme fare ka ndryshuar, apo fare pak nga e kaluara e saj nën regjimin e Millosheviçit, me përceptimin e një kohe bashkëkohore, që njeh kufinjt ndërfqinjësor dhe distancimin nga e kaluara e saj kriminale dhe gjatë periudhave historike ndaj popullit shqiptarë, e cila edhe sot e nxitur dhe trimëruar nga mbështetja e Rusisë, do kërcënohet Kosova.
Serbia e Millosheviçit, e përdori tërë forcën e vet kriminale e ushtarake, paramilitare e policore, kundër një populli të pafajshëm shqiptarë, duke i malltretuar dhe dëbuar nga trojet e veta, e cila duke mos u ngopur me ato veprime makabre, ajo mbase i vrau dhe i masakroi me mijëra shqiptarë në gjitha mjediset e Kosovës, shumicën e kufomave i barti dhe i fshehu nëpër gropa masive nëpër Serbi dhe gjetiu, për ti humbur gjurmat e krimit.
Edhe mbas 26 viteve të mbasluftës, do të ishte e pa mundur që kujtesa e këtij populli do zbehët aq lehtë në përballje me këto rrethana ekzistenciale, ndonse janë edhe mbi 1565 të pagjetur, duke pritë me ankth kthimin e tyre dhe kjo ndjenjë nuk mund të bëjë një shkëputje brenda vetë-vetës, në përkujtimin e tyre të pa harruar.
Edhe mbas gjithë asaj tragjedie dhe gjenocidi ndërnjerëzor, kriminelët e një krimi të tillë dhe shumë e shumë krimeve të tjera në Kosovë, shetisin sot të lirë, dhe të pa dënuar nga ndonjë gjykatë e krimeve të luftës në Serbi, por një pjesë e tyre kanë marrë edhe poste të larta institucionale në qeverinë e presidentit Aleksandër Vuçiq.
Në Kosovë kishte mbi 400 masakra të përgjakshme të shqiptarëve nga fashizmi i Serbisë, dhe ndër ato që do të arrinte kulmin e krimit serb në Kosovë, do të ishte masakra në Meje dhe Korenicë të komunës së Gjakovës, ku vrastarët kriminel serb e përdorën me çëllim forcën e dhunshme në këtë formë makabre për të futur frikë dhe për ta nënshtruar këtë popull në këtë mënyrë ç’njerëzore.
Dhe sot me çfarë fytyre del Serbia, në dialog me Kosovën, kur ajo i mbanë peng edhe mijëra kufoma të shqiptarëve të pa gjetur, e cila duhet ti hap arkivat e luftës për vend ndodhjen e tyre, të cilët i ka të skicuara në hartat e saj të luftës, sepse vetë i ka ekzekutuar dhe vetë i ka fshehur me çëllim të humbjes së gjurmave të krimit.
Këto lojra të Serbisë, janë të shumëfishta, të cilat janë largë të një marrëveshje të mundshme dhe të qëndrueshme me shtetin e Kosovës, sepse Serbia, jo që kërkon falje për krimet e saj ndaj krimeve dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve, por synimet e saja janë më shumë se diskriminuese, duke mos përfillur asnjë marrëveshje të mëhershme që janë parapa në Bruksel, duke mos dhënë ndonjë sinjal sa do të vogël ikurajimi të një përafrimi në mes këtyre dy popujve.