Poshtruese dhe shkelje e gjakut të pafajshëm arbëror lejimi i paradave simbolike otomane dhe restaurimi i simboleve fetare të pushtuesve

Opinione

Poshtruese dhe shkelje e gjakut të pafajshëm arbëror lejimi i paradave simbolike otomane dhe restaurimi i simboleve fetare të pushtuesve

Nga: Gjon Keka Më: 4 maj 2026 Në ora: 20:55
Gjon Keka

Ashtu si trojet tona kudo tregojnë gjurmë të gjakut të pafajshëm dardan-arbëror si dhe simbolet e pushtuesit otoman si ato të xhamive e hamamave si dhe simbole tjera që ky pushtues la e që i kanë dhënë asaj formën e saj të tanishme duke e mbajtë kombin tonë mbi pesë shekuj nën sundim,pastaj duke e lënë vendin tonë të prapambetur, të përçarë e të ndarë në vilajet, në milet e më pas të coptimit të pjesëve të trupit e shpirtit tonë kombëtar, ashtu edhe gjendja e tanishme sidomos në Kosovë, por edhe në pjesë të tjera të trojeve tona është rezultat i këtij pushtimi politik, ushtarak dhe mendor apo shpirtëror i popullit duke i lënë një ideologji fetare dhe simbolet e saj si xhamitë,hamamet etj.

Ndarja në vilajete si dhe në milet shkaktojë një dëmë të madhë për popullin tonë në atë kohë, sepse këto ishin edhe rezultat negativ se ky pushtues me këtë ndarje dhe mbjelljen e simboleve të saj ideologjiko-politike e fetare e dëbojë popullin apo kombin tona nga atdheu apo shtëpitë e tyre origjinale e të paraardhësve ilirë, i shpërndau ato jashtë trojeve të veta duke i lënë vetëm ata që iu nënshtruan dhe u bënë renegat, vezirë e servilë të sulltanit dhe politikave të tij ideologjike perandorake e fetare islamike.

Kështu duke parë këtë pushtuesi otoman i përdori një pjesë të popullit shqiptar si në Kosovë dhe në trojet tjera për të shtypur vëllezërit e tyre dardan-arbëror të besimit të krishterë që nuk i takonin ideologjisë fetare islamike, pastaj duke e nxitur dhe acaruar njëri-tjetrin, dhe në konflikte reciprokisht shkatërruese, sepse ky pushtues e kishte mësuar dhe gjetë mënyrën më të lehtë për të shkatërruar forcën e kombit tonë, unitetin e vëllëzërinë e gjakut arbëror që i mbante ato të lidhur ngushtë, ashtu që më pas të mund ta shkatërronte jo vetëm idenë e lirisë e pavarësisë, por edhe gjithë popullin arbëror dhe të ardhmen e tij e të brezave, pra për të mos i lënë asnjë gjurmë e fryte për të ardhmen.

Kështu, për shembull, nuk ishte aspak vetëm sistemi feudal apo i principatave që pengoi popullin arbëror në zhvillimin natyror dhe zhvillimin e mëtejshëm të kanuneve(kushtetutave ) të tyre origjinale të lira rajonale dhe i çoi ata në shpërbërjen e unitetit të tyre të plotë, atë unitet që e kishte vendos kryeheroi ynë arbëror Gjergj Kastrioti më 2 mars 1444 në Kuvendin e Lezhës. Përkundrazi, zhvillimi i tyre i lirë kulturor, arsimor apo edukativ dhe politik u pengua dhe u ndërpre shumë më tepër nga pushtimi e sundimi i gjatë otoman dhe nga imponimi i gjuhës otomane dhe ligjeve të saj perandorake që buronin nga ligjet e ideologjisë së saj fetare islamike, e që për ne si popull i lashtë arbëror europian ishin ligje të huaja ideologjik fetare, zakonore, kulturore etj.

Duhet ditur se që nga ditët e saj të para, pushtuesi otoman mbolli një farë fatale të cilën, për rrënimin e e popullit tonë arbëror, ajo nuk ishte në gjendje ta zhdukte jo vetëm farën apo gjakun dardan-arbëror , as gjuhën e as frymën e idealin e lirisë dhe pavarësisë, e as atë të besimit në Zot që flet në gjuhën arbërore e jo të huaj, kjo tregon se kjo perandori pushtuese e përdori tërë sistemin e saj politik, ushtarak e fetare kundër popullit tonë arbëror. Maksima e turpshme e pushtuesit otoman në privimin e popullit arbëror ,popullit të Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) nga një pjesë e zotërimeve të tij më të vlefshme, domethënë një pjesë e madhe e tokave apo trojeve arbërore, joshi jo vetëm armiqtë, kundërshtarët,por edhe renegatët e vezirët që dolën nga vetë këto troje,saqë i futi dardano-arbërorët me këtë ideologji politike e fetare në konflikt të përhershëm që edhe sot po vuan kombi ynë nga pasojat e këtij pushtimi të gjatë otoman dhe renegatizmit,ballabanizmit dhe haxhiqamilizmit.

Pushtuesi otoman me mbjelljen e ideologjisë fetare islamike dhe simboleve si xhamitë, hamamet dhe simbolet tjera të saj donte një marrëdhënie tejet të panatyrshme,që në një të ardhme të caktuar ajo do të kishte sërish se ku t'i lidhte interesat e saj politiko-fetare sikur edhe po shihet sot me restaurimin e xhamive në Kosovë,si dhe ndërtimin e xhamive të shumta që tregojnë qartë këtë strategji ideologjike politiko-fetare të saj, por e gjithë kjo po bëhet me miratimin e pushtetarëve apo qeverisë së Kosovës dhe të renegatëve të saj e që është një fatkeqësi dhe tradhëti kombëtar.

Sepse restaurimi i simboleve të një pushtuesi e në këtë rast të pushtuesit otoman që derdhi gjak të pafajshëm arbëror, që na mbolli një ideologji fetare me dhunë dhe me pozita vezirësh,renegatësh, ballabanësh e haxhiqamilësh, ishte shkaktare e ndarjes së popullit tonë nga familja europian, si dhe e ndarjes së trojeve tona në vilajete e më pas në ndarje për interesa të saj kur i erdhi dita e fundit e shembjes së kësaj perandori pushtuese.

Por, sikur shihet ishte pikërisht kjo perandori sëbashku me renegatët dhe vezirët e saj si dhe mbjellja e ideologjisë fetare islamike dhe simboleve të saj si xhamitë e simbolet tjera që e shkatërruan lidhjen apo urën shpirtërore e fizike të popullit tonë dardan-arbëror më familjen europiane.

Nëse shohim sot se si p.sh., në Kosovë disa duan me aq zjarrë ta rikthejnë fantazmën otomane të këtij pushtuesi kjo nëpërmjet ideologjisë fetare islamike dhe simboleve të saj si xhamitë e hamamet, atëherë mund të them se asgjë nuk ka ndikuar në jetën e popullit tonë më shumë sesa pushtimi otoman e sundimi i tij i gjatë si dhe lënia e ideologjisë së saj fetare dhe simboleve të saj e që në fakt, sot, këto simbole politiko-fetare janë simbole të pushtimitt nga brenda të kombit tonë.

Është poshtruese, tradhëti kombëtare dhe shkelje e gjakut të pafajshëm dardano-arbëror që u derdh nga shpata e pushtuesit otoman dhe ideologjisë së saj fetare kur sheh se si qeveria apo institucionet vrapojnë pas restaurimit të xhamive të pushuesit otoman, e harrojnë ringjalljen apo restaurimin e objekteve apo simboleve të lashta të iliro-arbërorëve që sot toka dardane është e pasur me gjurmë të tilla të objekteve dhe identitetit tonë ilir- dardan e arbëror europian të saj. Poashtu është poshtërim dhe turp të lejosh që të bëhen parada me veshje otomanësh në trojet dardane-arbërore,kur dihet se ato parada me veshje simbolike ushtarësh e simbolesh otomane përkujtojnë pushtimin dhe sundimin në trojet tona si dhe gjakun e derdhur të dardano-arbërorëve të pafjashëm; a nuk është kjo një shkelje e atij gjaku dhe mohimi apo harrese të gjithë asaj që ka ndodh nga dora e këtij pushtuesi në Dardano-Arbërinë e shumëvuajturaa të Gjergj Kastriotit.

Po të kishte pushtetar me identitet dardan-arbëror europian do t'i niihnin rrënjët e tyre kombëtare dhe nuk do t'i linin ato të harruara dhe pa përkujdesje shtetërore institucionale. Kështu që pushtetarët dhe institucionet përkatëse të Kosovës do të duhet që të bëjnë më shumë për zhvillimin ekonomik e të mirëqenjes për popullin, shumë e më shumë edhe në ringjalljen dhe restaurimin e objekteve apo simboleve të lashta të popullit iliro-arbëror të cilat janë simbole të vërteta të historisë së kombit tonë dhe jo restaurimin e simboleve apo objekteve fetare të pushtuesve cilido qoftë ai.

Vështirë se ka ndonjë popull në botë, ose ndoshta asnjë, veçanërisht asnjë popull apo shtet që e ruan identitetin e vetë kombëtar dhe mbështetet në historinë e vërtetë të tij që të arrijë në këtë pikë të poshtërimit e tradhëtisë kombëtare duke restauruar objekte të pushtuesve.

Populli ynë dardan-arbëror ishte i lirë, por u robërua nga pushtuesi otoman dhe sërish ishte i lirë dhe i pavarur më 28 nëntor të vitit 1443,pra në epokën e artë të udhëheqjes trimërore, të urtë e vizionare të kryeheroit Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) deri në vdekjen e tij më 17 janar 1467, dhe pas vdekjes sërish u pushtua e robërua dhe se pas vdekjes së tij dhe mbjelljesë së ideologjisë fetare islamike nuk kishte asnjë mundësi shpëtimi nga efektet e dëmshme të këtij pushtimi të gjatë otoman dhe ideologjisë së tij fetare e të panatyrshme, por prapë Shqipëria u bë e lirë dhe e pavarur më 1912 me ndihmën e Austro-Hungarisë dhe Italisë, dhe Kosova më 1999 dhe 2008 me ndihmën e ShBA, NATO/KFOR dhe vendeve mike europiane, por tani pas gjithë kësaj kemi një rënie në robëri në errësirë shpirtërore ngase rënia në ideologji fetare të një pushtuesi do të thotë rënie në robëri dhe kjo robëri nuk është më vetëm nga brenda mendjes e shpirtit ,por edhe në sipërfaqe duke parë se si restaurohen objektet e pushtuesve dhe mohohet figura e Gjergj Kastriotit(Skënderbeut), mohohen rrënjët dhe identiteti kombëtar arbëror europian si dhe çdo gjë që është kontribut i madh i paraardhësve iliro- arbëror edhe nëse disa nga këto paraardhës fisnik, të urtë e trima apo më mirë të them shumica e tyre i kanë takuar besimit arbëror të krishterë.

Ne jemi popull europian dhe bota na njeh nga historia jonë dhe nga disa nga figurat e pavdekshme e mbikohore të kombit tonë si: Gjergj Kastriotit(Skënderbeut), Nënë Terezës,humanistët tjerë arbëror, si një popull europian e jo dikush sikur duan pushtuesit dhe renegatët e tyre. Edhe sot kur po shkruaj, mund të them se rrënjët e pemës sonë kombëtare ende janë të shëndetshme, por bimët parazitare, renegatiste, haxhiqamiliste, e ballabaniste i kanë kapur degët e saj dhe duan të na dëmtojnë rrënjët tona, madje po të kishin fuqi do t'i nxirrnin ato dhe në vend të tyre do mbillnin rrënjë artificiale ideologjike fetare të huaja.

Të ngresh lart të huajën e në këtë rast ideologjinë fetare të huaj dhe simbolet e saj në kurriz të popullit tënd është një tradhëti, mohim e ves.

Mbi të gjitha, populli ynë duhet të jetë i drejtë me veten dhe çdo dardan-arbëror duhet ta praktikojë këtë drejtësi. Ji i drejtë me popullin tënd dhe mos e nënvlerëso vlerën dhe dinjitetin e tij. Sepse ne mund t'i respektojmë dhe t'i duam vërtet vetëm ata, avantazhet e të cilëve ndaj të tjerëve janë të qarta për ne. Kushdo që është i vetëdijshëm për nderin dhe meritat e shumta të atdheut të tij, dhe meqenëse vetë gëzon lavdinë e tij si bashkëqytetarë, nuk do të kryejë lehtësisht një akt të ulët ose të ulët për ta zvogëluar këtë lavdi. Megjithatë, ka shumë tek ne në Kosovë e kudo në trojet tona që janë, si të thuash, të verbër ndaj të mirës që u qëndron para syve të tyre, dhe zotërojnë vetëm aftësinë e trishtueshme të së keqes dhe të mohimit të së vetes,figurave kombëtare, rrënjëve historike të kombit tonë iliro-arbëror europian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat