Pse po shkruhet dhe flitet aq me të madhe nga gjitha mediumet e vendit tonë, ndoshta edhe jashta vendit për kthimin e Vjosa Osmanit, në LDK, aty ku mendon se do ta gjente vetën më mirë, dhe në anën tjetër, sëcili apo sëcila ka të drejtë të përcaktohet aty ku dëshiron dhe mendon se do të kontribuojë më mirë.
Kthimi i Vjosës, në LDK, nuk është edhe aq i thjeshtë, sepse kjo njëherë është larguar me pa dëshirën e saj nga kjo parti në të cilën i bëri hapat e parë në politikë, dhe shkaqet e këtij largimi i dinë ajo vetë më mirë, dhe akordimi i saj me Lumirin, që dikush do ti thoshte « aleluja » përveç kësaj ndoshta edhe « abrakadabra ».
Prishja e marrëdhënieve në mes ish-presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, ato nuk ishin të drejtpërdrejta, dhe që mbetën si « mistere », por dihet se kalojnë përmes një ndërmjetësi me rrole djallëzore dhe përllogaritjeve të fshehta, të cilat shkakëtojnë një plasaritje marrëdhëniesh deri te ndarja e rrugëve në mse tyre.
Nëse thëmi se kthimi i Vjosës, do të ishte edhe shpëtimi apo zgjerimi i LDK-së, dhe në këto momente të rikthimit të Vjosa Osmanit, mund të zgjidhet problemi i saj, duke menduar se kompleksiteti i kësaj partie do të ndryshojë njëherë e përgjithmonë, sepse LDK-ja, ka kohë që e ka humbur hapin dhe rrugën e saj, që ua ka trasuar presidenti historik dr.Ibrahim Rugova.
Sa i besueshëm mund të jetë rikthimi i Vjosës në këtë parti, përgjigjen mund ta kuptonte sëcili dikur më vonë, nëse në mesin e kësaj partie ka pëlqim, apo jo pëlqim nga anëtarët dhe kryesia e saj, me ç’rast ndoshta mund të shkakëtohet edhe ndonjë përçarje e mundshme, që do të pësonte edhe më shumë, sidomos në ndarjen e rroleve brenda kësaj partie.
Ky përbashkim në mes Vjosa Osmanit, me LDK, nën udhëheqjen e Lumir Abdixhikut, për të përkufizuar rrolin e tyre në këtë dakordim, duhet të marrim parasysh motivin dhe shkakun e marrëdhënieve të tyre, që në pamje të parë duket se lidhet me pushtetin, duke i caktuar rrolet, që Vjosa të bëhët presidente dhe Lumiri, kryeministër.
Është më se e qartë, se sëcili ka ambicie dhe lakmi për ta shijuar pushtetin, por kjo mund të kthehet edhe në një përjetim jo të mirë, nëse mund të keqpërdorët pushteti për interesa politike përsonale dhe klanore.
Në një kuptim më të thellë, nëse rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK, nënkupton edhe kthimin e Vjosës, kundër Albin Kurtit dhe LVV, në këto rrethana do të kemi asgjë më shumë se një rivalitet politik, ku do ta vlerësojë njërin dhe tjetrin sovrani përmes votës me 7 qershor.
Krisja e marrëdhënieve në mes Vjosës dhe Albinit, ku i japin zë ndjenjës së mospajtimit politik në mes njëri-tjetrit, që shpaloset si shenjë e mosbashkëpunimit dhe ndarjen e rrugëve politike, nuk do të thotë se nuk janë për një Kosovë të zhvilluar dhe të integruar.
Gjëja më shqetësuese për opinionin tonë do të ishte, nëse në këtë rast Vjosa Osmani, apo Albin Kurti, në komentet dhe shpjegimet e tyre para opinionit të vet nxjerrin, apo vjellin fjalë dhe trillime të shpifura për ta lënduar me qëllim njëri-tjetrin, mbetët te sovrani i cili do ti gjykojë më mirë, apo t’a vërtetojë një realitet të tillë.