Kosova ka nevojë për një kryeministër si Albin Kurti, sepse është fakt i gjallë për të ardhmen e saj

Opinione

Kosova ka nevojë për një kryeministër si Albin Kurti, sepse është fakt i gjallë për të ardhmen e saj

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 14 maj 2026 Në ora: 15:00
Albin Kurti

Kosova ka nevojë edhe më tutje për një periudhë kohe të kalojë fazën e vet të tranzicionit për të mësuar dhe ushtruar ta përdorë në mënyrë të drejtë pushtetin e vet apo për të trajtuar këtë përdorim të pushtetit demokratik i kërkohet një përkushtim i dyfishtë dhe i të qenit unik për të qenë zot i vetëvetës.

Shoqëria e jonë kosovare i posedon kapacitetet e duhura, me të cilat mundet të menagjoj dhe të shfrytëzoj këtë mundësi për tu zhvilluar dhe zgjeruar si shoqëri dhe për të bërë një jetë normale së bashku me botën e vet të vlerave dhe në përpjekje për ta vendosur ekzistencën e vet si shtet i vërtetë ekonomik dhe demokratik.

Nuk mund të mos përmenden pushtetetet e kaluara, të cilat nuk lënë përshtypje të mira, duke rënë në mashtrime dhe forma të ndryshme të korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe duke krijuar një botë të tyre të klaneve të pavarura, që në realitet me një kahe të kundërt me vullnetin dhe interesin e qytetareve të këtij vendi.

Në fakt Shqipëria dhe Kosova, pas një periudhe të gjatë të përjetimit nën thundrën e shtypjes dhe shërbimit monist, dhe kur depërtoi demokracia në këto vende, populli i këtyre vendeve këtë natyrë të jetës demokratike e pranoi si dhuratë të çmuar dhe shumë të shtrenjtë në historinë dhe jetën e vet, sepse do i heqët një barrë e rëndë, të cilën e ka bartë me shekuj mbi supet e veta.

Dhe sot në këto dy vende kemi një shoqëri të re dhe me një imazh tjetër, që kuptohet si një mundësi për një njerëzim të vetëdijshëm dhe të aftë për të ndërtuar të ardhmën e vet, ku njeriu do të mësoj dhe do të veprojë të bëhët zot i vetëvetës, edhe pse për fat të keq mbeturinat monizmit ekzistojnë aty-këtu akoma, sepse i ka thëmelet në atë që është trashëguar përtej kohës ?...

Në këtë lloj rezymeje na shpaloset nevoja, që të thëmi diçka që lidhet me përvojën dhe çështjen e pushtetëve të deritanishme në Kosovën e pasluftës, me gjitha problemet dhe rrethanat, që po kalon Kosova, në një hapësirë ku sëcili mund të dallojë të keqën dhe të mirën, të vërtetën dhe gënjeshtrën, dhe si rrjedhojë e të gjithave, do nxjerrim rrezulltatin dhe gjendjen që kemi në këtë kohë reale.

Kosova e ka shembullin më të mirë të demokracisë në rajon dhe më gjerë, ku do mësonte në vazhdimësi cilësinë dhe vlerën e saj, që na trashëgoi udhërrëfyesi historik i demokracisë dr.Ibrahim Rugova, të menduar mirë dhe të ngulitur në mënyrë të efektshme gjeneratë pas gjenerate.

Deri këtu ku jemi, sikur shumë pak kemi bërë lidhur me vlerat dhe demokracinë njerëzore të këtij vendi, për shkakun se politikat janë konceptuar të gabuara, dhe jo si mundësi që i prekin blemet e qytetarëve, por si një lojë e pushtetëve dhe interesave të tyre, ku haset vetëm në vende ku demokracia shndërrohet në rrethana të diskutuara dhe të nënvlerësuara.

Edhe Kosova e pasluftës, do të kalonte një periudhë të gjatë 20 vjeçare në këto rrethana të pa lakmueshme, dhe ky mos seriozitet ndaj obligimeve dhe detyrave të përcaktuara nuk erdhi nga pjekuria dhe vlerat politike, por nga lakmia e tyre për pushtet, të cilët, sikur e humbën besimin e popullit, edhe pse shumica e tyre në luftë ishin çlirimtarët e këtij vendi, mbas luftës u shdërruan në korruptorë dhe plaqkitës të pasurisë së popullit të vet.

E sotmja do të ishte e veçantë për Kosovën, dhe ngjarjet e fundit, sikur po e godasin thelbin e demokracisë së këtij vendi, në fakt këtu e hasim në detyrën e një çlirimi të mbrendshëm, të cilën shansë nuk duhet lejuar të dalë nga dora e vet, duke i besuar sovranit të këtij vendi, dhe duke llogaritur rendin e ri të udhëheqjes, si një energji e re me tiparin e një pushteti llogaridhënës dhe gadishmërinë ndaj përgjegjësive, në krye me Albin Kurtin si kryeministër.

Kosova ka nevojë për një kryeministër si Albin Kurti, sepse është fakt i gjallë për të ardhmën e saj, duke u nisur nga vlerat pozitive njerëzore të mirëkuptimit dhe drejtësisë, poashtu edhe nga zhvillimi ekonomik e strategjik, dhe deri te vlerat tjera të qenësishme, që lidhen dhe me integritetin teritorial të këtij vendi, siq bëhët fjalë për veriun e Mitrovicës, të banuar me minoritetin serb, aq gjerësisht të përfolura edhe nga BE-ja, e cila pa të drejtë i shqiptoi Kosovës, masa ndëshkuese.

Dhe pikërisht duke u nisur nga këtu duhet të mendohen edhe të akceptohen edhe njëherë ato vlera demokratike, aq gjerësisht të diskutuara, jo vetëm nga Bashkësia Ndërkombëtare, por edhe nga shoqëria e jonë kosovare, që dikush e quante të pa mundur një reformim dhe një kthesë të tillë në një gjendje stabiliteti të këtij vendi, në të cilin kishin vërshuar bandat kriminale dhe terroriste serbe, të derigjuara dhe të investuara nga Beogradi dhe Vuçiqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat