Vetëm me ëndrra, dëshira dhe bashkëpunim me armikun, nuk fitohet pushteti sepse sovrani nuk ua jep

Opinione

Vetëm me ëndrra, dëshira dhe bashkëpunim me armikun, nuk fitohet pushteti sepse sovrani nuk ua jep

Nga: Hafiz Shala Më: 6 qershor 2026 Në ora: 23:20
Hafiz Shala

Nuk po iu kuptoj. Populli, Albin Kurtit, po ia jep votën me dëshirë e vullnet, e jo nën presion. Ju, në fakt, po e akuzoni popullin të cilin e keni vjedhur për 25 vite sa ishit në pushtet. Keni falë territore, keni lidhë marrëveshje të dëmshme me Serbinë me përmbajtje tradhtie ndaj atdheut.

Veriu, de facto ka qenë nën kontrollin e Serbisë, të cilin ishit të gatshëm t’ia dorëzonit mbi 17% të territorit si dhuratë, siç e quante Thaçi të Rankoviqit, i cili në një deklaratë pat thënë: fatkeqësisht, ndarja e veriut është realitet. Ura e Ibrit për juve ka qenë kufiri me Serbinë, të cilën nuk keni guxuar me e kaluar vetëm me lejen e Radoiçiqit si major i asaj të cilin ju e keni vendosë, ndërsa u ndërtuan dy ura e po përgatitet edhe e treta, jo nga politikat e juaja.

U përzunë grupet terroristo-kriminale të cilat kanë ligjet e veta dhe rregulla, bile edhe në pjesët tjera të vendit, duke ndikuar edhe në komunat me pakicën serbe. E shihni edhe sot po tentojnë ta dirigjojnë shtetin sipas reagimeve të tyre në veri, sipas urdhrave të Beogradit, sepse nuk i keni mësuar të sillen kështu. Ju nuk reagoni as si qytetar e as si udhëheqës partiak apo deputet, me qëllim që në këto momente të ndikojnë në rezultatet e votimit, që i bie se le të digjet shtëpia vetëm që ju ta merrni pushtetin për ta vazhduar aty ku keni mbetë me krim, hajni, tradhti ndaj popullit dhe atdheut.

Për këtë, populli jo vetëm që nuk iu do, por edhe iu urren.

Tani, në veri po frymohet shqip. Ju si opozitë iu keni bashkangjitur listës serbo-shqipfolëse e cila, për ta pamundësuar ardhjen e Kurtit në pushtet, sipas marrëveshjes, do t’u bashkangjitet juve, sepse të gjithë jeni në një vijë.

Keni bashkëpunuar ngushtë edhe me Vuçiqin e Tiranës në krye të Qeverisë Shqiptare, i cili e “grabiti ish-presidenten”, duke e vënë nën kontroll e ndikim, duke luajtur me të sikur me kukullat e Babadimrit, e cila e tradhtoi popullin dhe Qeverinë e cila e solli në pushtet, duke bashkëpunuar në mënyrë sekrete e pas shpine me Gjuriqin, Grenellin dhe oligarkët shqiptarë të lidhur me këta të dy. Ajo u kthye në LDK duke tentuar që ta shpëtojë veten dhe Abdixhikun, dy të dështuar duke luftuar për ekzistencë politike, por jo edhe materiale, pasi jetojnë në lagjen e “fukarenjve” Marigona.

Populli nuk dëshiron që të sundohet nga hajdutokriminelët, të paraprirë fatkeqësisht nga “komandantë e gjeneralë”, të cilët pa fije turpi, përderisa hajdutët tjerë të “maskuar” i vënë maskat për t’u mosidentifikuar, këta që i përmenda dhe bashkëpunëtorët e tyre fshihen pas flamurit me tri shkronja të arta UÇK.

Prandaj, populli nuk pranon që t’ua japë juve opozitës, respektivisht Serbisë, sepse po i zbatoni kërkesat e saj, të Gjuriqit i cili deklaron: largojeni ose likuidojeni Albin Kurtin. Dihet arsyeja e të dyja palëve.

Kurrë populli i cili vërtet ka luftuar dhe ka humbur të dashurit e tyre në luftë për liri, nuk do t’ua japë votën ju e sepse ju jeni të lidhur me Serbinë, prandaj edhe nuk ua jep votën juve dhe Serbisë e cila ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve.

Me Kryeministrin Albin Kurti në krye të Qeverisë, populli ia jep votën atij që punon për popull, shtet, komb e atdhe.

Nesër më 7 qershor, do të fitojë populli shqiptar e do të dështojnë të dy Vuçiqët, ai i Tiranës dhe ky i Beogradit, të cilëve edhe sot populli i tyre po iu kthen shpinën. E ju po mendoni t’i mbani në pushtet duke punuar sipas kërkesave dhe politikave të tyre diktatoriale.

Jeni humbës sepse nuk po i përkrahni qëndrimet, kërkesat dhe dëshirat e popullit.

Statusi juaj politik i përjetshëm do të jetë ai i opozitës, ndërsa disa as që do ta kalojnë pragun.

Siç e ceka në fillim: vetëm me ëndrra e dëshira dhe bashkëpunim me armikun nuk merret pushteti, sepse sovrani nuk ua jep.

Hafiz Shala
New York
6 qershor 2026

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat