“Ka mbaruar koha e marrjes së pushtetit me puç, Kurtin mund ta largoni vetëm me votë”

Opinione

“Ka mbaruar koha e marrjes së pushtetit me puç, Kurtin mund ta largoni vetëm me votë”

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 17 gusht 2026 Në ora: 10:04
Albin Kurti

Unë, vërtet, nuk po ju kuptoj. Kurtit tani edhe U.D.-së së Presidentes po i bëni thirrje për t’u ulur e për të biseduar për postin e një presidenti konsensual, apolitik, duke hequr dorë vetë, si parti, nga ky post. Po ju ftojnë për biseda, ndërsa ju, në mënyrë konstante, i refuzoni.

Dilni me propozime konkrete dhe gjeni personin që ju mendoni se duhet të jetë president konsensual.

Është për çdo habi se si nuk po ju konvenon t’i konstituoni organet shtetërore dhe pse po ju pengon kjo. Unë e kam shprehur edhe në shkrimin tim të sotëm në Bota Sot se ku qëndron problemi: thjesht, frika është se, nëse vazhdohet në këtë mënyrë, opozitës do t’i zbulohen të gjitha marifetet hajduto-kriminale e tradhtare.

I vetmi shpëtim, sipas kësaj narrative, është largimi i Albin Kurtit nga pushteti, sepse aty qëndron rreziku.

Tani po bini në kundërshtim me vullnetin e popullit, të cilin nuk po keni fuqi ta ndalni. Ekziston vetëm një fuqi: ta fitoni votën përmes bindjes së qytetarëve se jeni kthyer kah interesi i tyre dhe angazhimi për ta.

Albinin mund ta largoni nga pushteti vetëm në këtë mënyrë, jo me orruk.

Sikur të ishit të “sigurt” se nuk i keni futur duart në ato pisllëqe hajduto-kriminale e tradhtare, do të ishit shumë më zëshëm me prova sesa jeni tani.

Jeni në ngut që, sa më shpejt, ta largoni Albinin, pa marrë parasysh metodat, sepse nuk mund të prisni më gjatë. Hajka ka filluar dhe vetëm një Zot e di se kur dhe ku do të ndalet. Jeni nën një stres të papërshkrueshëm e të paimagjinueshëm.

Keni regjistruar biznese private jashtë çdo rregulli e ligji, sepse në pushtet keni ardhur dhunshëm. Mafia e pasluftës është fshehur dhe e ka keqpërdorur luftën dhe heroizmin e atyre që kanë luftuar. Por se si ai heroizëm u shit shumë lirë, edhe përkundër moralit ushtarako-civil, për kapital e për t’u shndërruar në “sheikë” të Dubait, kjo është një çështje që kërkon hetim serioz.

Ka edhe zëra se dikush ka arritur të hapë biznese edhe atje për t’i fshehur paratë e vjedhura nga populli. Kush mund ta përpijë një veprim kaq antihuman, antinjerëzor e antikombëtar, kur, si shteti më i varfër në Evropë, kemi njerëz me kapital të përmasave të tilla?

Duhet të themelohet një Task-Forcë e përbashkët me SHBA-të për t’i zbuluar të gjitha këto dhe për t’ia shtuar buxhetit të shtetit edhe një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme. Në radhë të parë, këto mjete duhet të përdoren për ish-luftëtarët, invalidët dhe veteranët e vërtetë të luftës, duke i dalluar ata nga ata që kanë përfituar në mënyrë të padrejtë dhe që janë shfrytëzuar për vota, përmes tubimeve të rreme e të kamufluara për interesa politike.

Si nuk e morët shembull ju, “komandantë e gjeneralë” të dalë nga lufta, duke mos e keqpërdorur atë për interesa personale, karrieriste e materiale?

Fjala është për heroin dhe gjeneralin kroat Ante Gotovina, i cili udhëhoqi operacione ushtarake kundër forcave serbe gjatë luftës në Kroaci.

Gjenerali i famshëm, i cili kishte shërbyer edhe në Legjionin e Huaj Francez, kur u pyet pse nuk formonte parti politike, thuhet se ishte përgjigjur se nuk donte t’i përkulej asnjë ideologjie, partie apo interesi që nuk përputhej me interesin e popullit të tij dhe me moralin e tij të kushtuar atdheut, të dëshmuar në luftë.

Gjeneralit Ante Gotovina, presidentja e Kroacisë i ndau dekoratën më të lartë, por ai nuk shkoi ta pranonte në Zagreb. Ceremonia u zhvillua në bregdetin e Adriatikut, larg zhurmës, ndërsa ai vazhdoi një jetë të qetë, të thjeshtë e modeste. Ai nuk deshi ta shqetësonte popullin, i cili, me dëshirë dhe vullnet, do të mblidhej për t’i dhënë mirënjohjen më të madhe.

A vepruan kështu ish-“gjeneralët”, “komandantët” dhe disa nga ata që ishin në vijat e frontit, të cilët e vërtetuan luftën, por më pas vetë e mohuan?

Ata që janë në varre, heronjtë e dëshmorët, e meritojnë këtë përkrahje dhe këtë mirënjohje të respektuar nga populli, i cili ua jep mirënjohjen e përjetshme.

Kush po i keqpërdor dhe abuzon me kategorinë e atyre që kurrë nuk do t’i fusnin duart në xhepat e varfër të popullit?

Opozita, definitivisht e ngulfatur nga harami, po mundohet që, me veprimet e saj jashtë çdo norme apo metode, ta vazhdojë aty ku i ka mbetur “igjrami”, me ndihmën e Richard Grenellit, dhe të provojë edhe një herë ta rrëzojë Albin Kurtin.

Pa dhënë llogari për të bëmat mbi njëzetvjeçare në pushtet, nuk mund të shpëtoni. Akuzat janë shumë të rënda dhe nuk mund të tejkalohen pa përgjegjësi e pa drejtësi, për çka popullit do t’i mbeteni borxh përjetësisht.

Unë nuk do t’ju drejtohem më me lutje, sepse nuk jeni në gjendje të më përgjigjeni pozitivisht as mua personalisht, si individ, e as ndonjë institucioni vendor, duke e refuzuar çdo komunikim, përpos atij amerikan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat