Nga Gjeneva shpreh shqetësimin tim të thellë për aktgjykimin e sotëm në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ish-drejtues të UÇK-së. Gjykata Speciale i shpalli fajtorë për akuza të lidhura me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, vendimi është i shkallës së parë dhe mund të ankimohet.
Ky vendim më shqetëson thellë, jo vetëm në planin njerëzor, por edhe për peshën që ai mbart për kujtesën dhe historinë e luftës së Kosovës.
Respektimi i drejtësisë dhe i të drejtave të të akuzuarve është parim themelor. Po aq e rëndësishme është që çdo vendim gjyqësor të shqyrtohet mbi bazën e provave, arsyetimit juridik dhe standardeve të një procesi të drejtë.
Nga Gjeneva, qyteti ku janë përqendruar institucione të rëndësishme ndërkombëtare, e shpreh këtë shqetësim me bindjen se drejtësia duhet të jetë e paanshme, e argumentuar dhe e barabartë për të gjithë.
I shqetësuar,
Prof. Dr. Nijazi Halili
Gjenevë, 16.09.2026