Paradoksi i “lojës” në kuadër të UEPO-s (Unioni Evropian Politik) dhe rezultati 5-22 kundër RREPKOS-ës?!

Opinione

Paradoksi i “lojës” në kuadër të UEPO-s (Unioni Evropian Politik) dhe rezultati 5-22 kundër RREPKOS-ës?!

Nga: Sabahate Byci Më: 25 shtator 2026 Në ora: 20:20
Sabahate Byci

Përderisa në sport skuadra me rezultatin më të lartë fiton, gjë që thjesht dhe shumë afër logjikës së ligjit të natyrës është, sa i përket lartësisë, peshës, masës, volumit, thellësisë dhe, po qe se i njëjti respektohet korrekt sipas principit të funksionimit, lehtë mund të vijë deri te konkluzioni se:

Vlera e rezultatit, bazuar në teorinë dhe praktikën (po e përsëris prapë), sipas ligjit të natyrës, përcaktohet nga e madhja mbi të voglën?!

Nisur nga perspektiva e kontinentit tonë të vjetër, Unioni Evropian (jo aq dhe i ri!), sa i përket qëndrimit politik ndaj Shtetit tonë, Kosovë-Dardanisë, po na lë të kuptojmë se e “vogla” po e dirigjon të “madhen”!

Do të thotë se “fitorja politike”, përkatësisht vetë rezultati i BE-së në lidhje me zgjidhjen e ngërçit të stërzgjatur politik, për pranimin e Pavarësisë së Shtetit tonë Kosovës nga “pesëshja e famshme” SpaGreQypRuS JONJOHËSE – bazuar me rezultatin 5-22 – me një rezultat të tillë Bashkimi Evropian vetë po e dëmton forcën e tij si një UNION, i cili me fokusin dhe me synimin e tij strategjik deri në maksimum po mundohet që të prezantohet me lloj-lloj afinitetesh civilizuese, relevante, inovative në të gjitha aspektet shoqërore, politike e ekonomike globalisht.!

Por mua personalisht po më brengosë fakti se çdo vizitë e planifikuar nga udhëheqësit e BE-së, çdo herë shumë qartë po shihet dhe, për fat të keq, permanent po del në pah oscilimi recidiv i fluturimeve bashkë me aterrimet e personave kryesues (jo vetëm) të BE-së, pasi të njëjtit gjithmonë po e evitojnë aterrimin direkt në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të kryeqytetit të Shtetit tonë, në Prishtinë.?!

E me këtë rast, lehtësisht mund të shtrohet pyetja: përse këto relacione “politike frikacake”, sipas meje (e këtë qëndrim timin nuk ka top që ma luan.!)?

PËRSE?!?

Në fund të fundit, kujt po i llogariten këto shpenzime financiare të këtyre “lëvizjeve”, në vend se direkt, me kthesa.?!

A thua po bëhen për hatër të bashkdyzimit të lajkave e të kënaqësive diplomatike, të karakterizuara si oportunizëm për hatër të Serbisë?!

Apo mos ndoshta shpenzimet e lëvizjeve në fjalë po e gjejnë veten me llogaritjet e tyre në emër të Vendlindjes sime, Shtetit tonë në shtetformim, Kosovës së varfër, në vendin e dytë evropian (kështu të dhënat zyrtare) – pas Ukrainës?!

Sikurse po shihet, shpenzimet e tilla po e “thyejnë qafën”, siç thotë fjala e urtë popullore:

“Fshijë hoxha e prifti, e lajë katuni?!”

Andaj, të gjitha këto sjellje (sipas meje) dhe çdo fluturim me “rreth e rrotullim” në drejtim të Shtetit tonë Kosovës, vetë BE-në politikisht, në konstelacion me Serbinë, po e “zvogëlojnë” dhe po ashtu, në këtë kontest, automatikisht veç sa po ia “rrisin vlerën” kryesisë dhe Aleksandar Vuçiqit, klyshit të fashizmit-çetnik-millosheviqian, eksplicit karshi popullit serb, i cili jo i tëri është si vetë Vuçiqi dhe kryesia e tij.?!

E, siç përkthehet BE-së në mënyrë për ta mbajtur të fortë dhe:

KONSTANT FUNKSIONIN E KONTINENTIT, NJËRIT NDËR MË TË VJETRIT TË RRUZULLIT TOKËSOR, I RRËSHQITSHËM I DUHET KOMPATIBILITETI TË JETË ZGJIDHJA E TË GJITHA PENGESAVE!

POSHTË HAJNAT DHE TRADHTARËT E TË GJITHA KOHËRAVE 👎

RRNOFTË VENDLINDJA IME, SHTETI YNË KOSOVA-DARDANIA 🦅

P.S.

Mëkati më i madh në jetë është kur njeriu të keqin ose të keqen e merr me të mirë.!

Një aperçu e trashëguar nga prindërit e mi (GJUPnëP) thotë:

“Më shumë se sa meritohet të respektosh, për aq vetveten do ta nënçmosh”.!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat