Në qoftë se edhe tani vazhdon lufta për pushtet, për shtetin e Kosovës do të jetë lajm shumë i keq

Opinione

Në qoftë se edhe tani vazhdon lufta për pushtet, për shtetin e Kosovës do të jetë lajm shumë i keq

Nga: Adem Bytyqi Më: 25 shtator 2026 Në ora: 21:21
Adem Bytyqi

Ajo që tani dihet botërisht:

Kosova, pas luftës, nga politikanët e saj është ballafaquar me korrupsion, hajni dhe luftë për pushtet.

Kjo anomali vendit i ka kushtuar disa herë zgjedhje të jashtëzakonshme, duke iu shkaktuar qytetarëve humbje të miliona eurove, jo vetëm nga buxheti i shtetit, por edhe nga BE-ja, për fatin e keq.

Edhe pas Aktgjykimit të Gjykatës Speciale, me të cilin janë dënuar katër krerët e UÇK-së për krime lufte në Kosovë, përsëri subjektet politike nuk mund të bëjnë kompromis për t’i konstituar institucionet shtetërore, për t’i dalë Kosovës zot dhe për ta bindur Bashkësinë Ndërkombëtare se me të vërtetë e meritojmë të kemi shtet.

Mendimtarët më të shquar shqiptarë, qofshin ata shkrimtarë, filozofë apo politikanë atdhedashës, disa herë e kanë pohuar se Kosovës e keqja i vjen nga vetë shqiptarët, nga ata të cilët, për pushtet dhe pasuri, i shesin interesat e kombit vetë.

Kosovës i duhet një establishment politik i mençur dhe i urtë, që në këtë situatë të bashkëpunojë me miqtë e saj ndërkombëtarë, me përkrahjen e të cilëve e ka fituar LIRINË dhe pa përkrahjen e të cilëve nuk mund të arrijë atje ku dëgjohet zëri i saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat