Me qeverisjen dhe udhëheqjen e tanishme, Kosova nuk mund të integrohet në Bashkimin Europian dhe as të anëtarësohet në NATO. Kjo ndodh sepse, me njerëz që trurin e tyre e kanë të lidhur me ideologjinë islamike dhe shohin ëndrra për rikthimin e Perandorisë Otomane (neootomanizmit), ndërsa trupin e kanë në Kosovë – ku edhe institucionet janë mbushur me individë që agjendat fetare islamike i vendosin mbi kombin – ata në fakt punojnë kundër civilizimit europian dhe miqve e aleatëve tanë strategjikë, si: Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit etj. Pa këta miq e partnerë jetikë, vetë shtetësia dhe siguria e Kosovës mbeten të cenuara dhe të rrezikuara.
Kosova mund të integrohet në familjen europiane vetëm nëse bënë një ndryshim rrënjësor në mendësi, një rikthim te rrënjët e veta dhe një orientim të qartë kulturor e historik. Ky proces kërkon pikërisht atë që At Zef Pllumi me largpamësi e vizion thoshte:
„Pa iu ndërru truni këtij populli – e truni ndërrohet në shkolla kryesisht – dhe pa u formu një çetë intelektualësh me pikëpamje perëndimore, ne nuk kemi kurrsesi si me menu me hy në Europë“.
Për sa kohë që institucionet tona do të jenë peng i ideologjisë islamike, që bie ndesh me vlerat e familjes europiane, rrugëtimi ynë drejt BE-së dhe NATO-s do të mbetet thjesht një premtim i paarritshëm. Kosova ka nevojë urgjente për rikthim te vetvetja e te rrënjët, për një ringjallje shpirtërore, kombëtare, kulturore dhe intelektuale, që e vendos kombin dhe orientimin perëndimor përpara çdo agjende tjetër.