Skiatori kroat triumfon në sllallomin e madh 

Skijim

Skiatori kroat triumfon në sllallomin e madh 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 15:16
Filip Zubçiç

Skiatori kroat Filip Zubçiç ka bërë rrëshqitje më të mirë dhe triumfon në disiplinën e sllallomit të madh në Kupën e Botës, që u zhvillua në Qendrën e Skive në Santa Caterina Valfurva të Italisë. 

Zubçiç, si në grahjen e parë po ashtu edhe në të dytën ka qenë më i mirë, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 2:15,06 minuta apo ishte më i shpejt për 12 qindtat se slloveni Zan Kranjec. 

Zvicerani Marco Odermatt arriti në podium përkatësisht në pozitën e tretë por me kohë më të dobët për 30 qindtat se fituesi i garës apo ishte më i shpejt për 36 sekonda se bashkëkombësi i tij, Loic Meillard, që zë pozitën e katërt. 

Image

Zubçiç

Në renditjen e përgjithshme të disiplinës së sllallomit të madh,  zvicerani Odermatt udhëheq me 140 pikë duke e lënë pas Zubçiçin me 122, Braathen 122, Kranjec me 116 pikë etj. 

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, francezi Pinturault kryeson me 195 pikë, pasojnë Zubçiç me 148, Odermatt 140, Braathen 135, Kristoffersen me 134 pikë etj.

Rezultatet 
 1. Filip Zubçiç (Kroacia)    2:15,06
 2. Zan Kranjec (Sllovenia)    +0,12
 3. Marco Odermatt (Zvicra)    +0,30
 4. Loic Meillard (Zvicra)    +0,66
 5. Alexis Pinturault (Franca)    +0,80
 6. Tommy Ford (SHBA)    +0,98
 7. Adam Zampa (Sllovakia)    +1,15
 8. Matheus Faivre (Franca)    +1,24
 9  Aleksander Kilde (Norvegjia)    +1,31
10. Erol Read (Kanada)    +1,48

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat