Geiger - mbret i kërcimeve

Skijim

Geiger - mbret i kërcimeve

Nga: K.Goca Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 19:20
Geiger – mbret i kërcimeve, foto EPA

Kërcyesi gjerman i skive, Karl Geiger (27 vjeç), fitoi titullin kampion bote në fluturimet në Planica të Sllovenisë. Geiger – mbret i kërcimeve!

Triumfi i tij është epilogu i një gare dramatike në katër seri në fushën e famshme kërcyese në Planica të Sllovenisë.

Në fund të serisë së katërt, Geiger, nënkampioni i Kupës së Botës, kishte 877.2 pikë - vetëm 0.5 më shumë se lideri aktual i Kupës së Botës, norvegjezi Halvor Egner Granerud. Gjermani Marcus Eisenbihler ishte i treti me 859.3 pikë.

Geiger bëri kërcime prej 241, 223.5, 240.5 dhe 231.5 metra. Granerud kishte kërcime 221, 229.5, 239 dhe 243 metra.

Në serinë e fundit, ai kompensoi 7.2 pikë prapa, gjë që ishte ende e pamjaftueshme për triumfin. Eisenbihler bëri kërcime prej 220, 247, 234.5 dhe 230 metra.

Kur bëhet fjalë për favoritët e tjerë, polaku i famshëm Kamil Stoch përfundoi i teti, bashkëkombësi i tij David Kubacki renditet në vendin e 15-të, japonezi Rio Kobayashi në të 19-të dhe austriaku Gregor Schlierenzauer në pozicionin e 26-të.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat