Skiatori slloven shkakton senzacion në disiplinën e lëshimit 

Skijim

Skiatori slloven shkakton senzacion në disiplinën e lëshimit 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 13:54
Skiatori slloven shkakton senzacion në disiplinën e lëshimit, foto EPA

Skiatori slloven Martin Çater ka shënuar fitore të bujshme në disiplinën e lëshimit të Kupën e Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Val d'Isere të Francës. Ai arriti suksesin më të madh të karrierës së tij. 

Çater zuri vendin e parë me kohë të kaluar 2:04,67 minuta, duke shkaktuar senzacion.  

Rezultati më i mirë i sllovenit në Kupën e Botës deri më tani ishte vendi i gjashtë në kombinim në Wengen në vitin 2019. Ai është gjithashtu slloveni i tretë që fiton lëshimin pas Andrej Jerman dhe Boshtjan Kline.

Vendin e dytë e zuri austriaku Otmar Striedinger me 22 të qindtat e sekondës pas vendit të parë dhe i treti doli zvicerani Urs Kryenbühl (+0,27).

Në renditjen e përgjithshme, francezi Alexis Pinturault kryeson me 276 pikë, pasojnë zvicerani Marco Odermatt me 261, Filip Zubçiç me 208 pikë etj.

Rezultatet 
1. Martin Çater  (Sllovenia)    2:04,67
 2. Otmar Striedinger (Austria)    +0,22
 3. Urs Kryenbuhel (Zvicra)    +0,27
 4. Aleksander Kilde (Norvegjia)    +0,36
 5. Johan Clarey (Franca)  +0,42
 6  Beuz Feuz (Zvicra)    +0,53
 7. Andreas Sander (Gjermania)    +0,57
 8. Matthias Mayer (Austria)    +0,59
 9. Romed Baumann (Austria)    +0,60
10. Dominik Paris (Italia)    +0,62

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat