Moment tmerri, ja si rrëzohet skiatori në 140 kilometra në orë

Skijim

Moment tmerri, ja si rrëzohet skiatori në 140 kilometra në orë

Nga: Kemajl Goca Më: 22 janar 2021 Në ora: 14:17
Moment tmerri, ja si rrëzohet skiatori në 140 kilometra në orë

Pamjet e tmerrshme që po bën xhiron e botës! Zvicerani Urs Kryenbühl u rrëzua keq gjatë garës së lëshimit që po mbahet në Kitzbühel të Austrisë.

Zvicerani fatkeq, para vijës së finishit, pas kërcimit të fundit dhe ishte me një shpejtësi prej 140 km / h humbi ekuilibrin, duke u rrëzuar keq.

Ai qëndroi i shtrirë dhe pa lëvizur dhe menjëherë i erdhën në ndihmë ekipet mjekësore dhe gara u ndërpre.

Pas ndihmës, helikopteri e çoi në spitalin më të afërt. 

Sipas informacioneve të para, Kryenbühl pësoi një tronditje të trurit, por u kthye në vetëdije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat