Paraqitje e mirë e Kiana Kryeziut dhe Drin Kokajt në Pamporovo të Bullgarisë

Skijim

Paraqitje e mirë e Kiana Kryeziut dhe Drin Kokajt në Pamporovo të Bullgarisë

Më: 29 janar 2021 Në ora: 14:15
Paraqitje e mirë e Kiana Kryeziut dhe Drin Kokajt në Pamporovo të Bullgarisë

Dy skitarët tanë, Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, kanë pasur paraqitje të mirë në garën e sotme të sllallomit në Pamporovo të Bullgarisë.

Kiana zuri vendin e katërt nga 13 garuese, ku tri prej tyre nuk e përfunduan garën.

Ajo përfundoi me kohë 2 minutë, 3 sekonda e 53 të qindtat.

Në konkurrencën e meshkujve, Drini doli i shtati nga 18 garues, ku gjashtë nuk e përfunduan garën. Koha e tij pas dy lëshimeve ishte 2:03.20.

Arbi Pupovci sot ishte i pafat, pasi u diskualifikua në lëshimin e parë. Ai kishte fituar dje medaljen e bronztë, dhe pikë të reja olimpike, të cilat ia mundësuan normën olimpike Pekin 2022.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat