Gut - Behrami në formë, triumfon në supersllallomin e madh

Skijim

Gut - Behrami në formë, triumfon në supersllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 30 janar 2021 Në ora: 15:35
Gut - Behrami në formë, triumfon në supersllallomin e madh

Zviceranja Lara Gut Behrami vazhdon serinë e saj të fitoreve në disiplinën e supersllallomit të madh.

Ajo shënon fitoren e 29-të në Kupën e Botës, kësaj radhe në Garmisch Partenkirchen të Gjermanisë. Lara Gut Behrami zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:15,70 minuta.

Bashkëshortja e futbollistit të mirënjohur nga Kosova, Valoni, e la pas për 68 qindtat e sekondës norvegjezen Kajsa V. Lie.

Kanadezja Michelle M. Gagnon renditet në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 93 qindtat se pozita e parë.

Në renditjen e përgjithshme udhëheq Vlhova me 909 pikë, e ndjekur nga Gut-Behrami me 847, Gisin 783 pikë etj.

Në supersllallom të madh Gut-Behrami udhëheq me 345 pikë, pasojnë Suter 205, Ledecka 196 pikë etj.

Renditja  
1. Lara Gut Behrami (Zvicra)    1:15,70 
2. Kajsa V. Lie (Norvegjia)    +0,68 
3. Michelle M. Gagnon (Kanada)    +0,93 
4. Soffia Goggia (Italia)    +1,00 
5. Christine Scheyer (Austria)    +1,16 
6. Ester Ledecka (Çekia)    +1,19 
7. Corinne Suter (Zvicra)    +1,21 
8. Priska Nufer (Zvicra)    + 1,22 
8 . Tamara Tippler (Austria)    1+,22 
10. Tiffany Gauthier  (Franca)    +1,27

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat