Paris triumfon në lëshim

Skijim

Paris triumfon në lëshim

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 17:17
Paris triumfon në lëshim

Skiatori italian Dominik Paris triumfon në disiplinën e lëshimit të  Kupës së Botës, që u zhvillua në Garmisch Partenkirchen  të Gjermanisë. Ai ka arritur fitoren e tij të 19-të në karrierë, e para e këtij sezoni.

Ishte gjithashtu fitorja e tij e parë pas një lëndimit të rëndë në gju të pësuar në janar të vitit të kaluar.

Parisi zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:33.81 minuta, duke lënë pas për 37 të qindtat e sekondës zviceranin Beat Feuz dhe për 40 qindtat austriakun Matthias Mayer.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, francezi Alexis Pinturault kryeson me 924 pikë, i dyti është austriaku Marco Schwarz me 666 pikë, i treti zvicerani Marco Odermatt me 639 sosh etj. 

Në lëshim Feuz udhëheq me 406 pikë, pasojnë Mayer 358,Pparis 288 pikë etj.

Renditja

1. Dominik Paris (Italia)    1:33,81
2. Beat Feuz (Zvicra)     +0,37
3. Matthias Mayer (Austria)+    0,40
4. Max Franz (Austria)    +0,42
5. Christof Innerhofer (Italia)    + 0,72
6. Carlo Janka (Zvicra)    +1,02
7. Travis Ganong (SHBA)        +1,10
 8. Marco Odermatt  (Zvicra)    +1,12
9. Daniel Hemetsberger (Austria)    +1,15
10. Johan Clarey (Franca)    +1,18

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat