Moti i keq, nuk ka gara ende në Kampionatin Botëror 

Skijim

Moti i keq, nuk ka gara ende në Kampionatin Botëror 

Nga: K.G. Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 18:02
Moti i keq, nuk ka gara ende në Kampionatin Botëror 

Gara e supersllallomit të madh në Kampionatin Botëror në ski për femra, pritej që të mbahej sot, por u anulua, për shkak të mjegullës së dendur në Qendrën e Skive në Cortina d'Ampezzo të Italisë.

Gara ishte menduar fillimisht të fillonte në orën 13.00 por nuk u mbajt.

Organizatorët pritën për dy orë për një mundësi të mundshme, por assesi nuk u përmirësua moti.

Organizatorët shpresojnë se në ditët në vazhdim kushtet atmosferike do të janë më të volitshme për gara.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat