Liensberger fiton në sllallom, Vlhova thellon epërsinë në renditjen e përgjithshme 

Skijim

Liensberger fiton në sllallom, Vlhova thellon epërsinë në renditjen e përgjithshme 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 mars 2021 Në ora: 15:53
Liensberger fiton në sllallom

Skiatorja austriake, Katharina Liensberger, triumfon në disiplinën e sllallomit, që u mbajt në Are të Suedisë. 

Liensberger shënoi fitore me kohë të kaluar për 1:47,93 minuta apo me kohë më të shpejt për 72 qindtat se amerikania Mikaela Shiffrin. 

Në rrëshqitjen e parë Shiffrin u tregua më e mirë dhe me kohë më të mirë për 19 qindtat se Liensberger. 

Megjithatë, në rrëshqitjen e dytë, austriakja tregoi grahje më të mirë, duke tejkaluar me kohë amerikanen Shiffrin. 

Zvicerania Wendy Holdener zuri vendin e tretë por me kohë më të mirë për 13 qindtat se Lena Durr nga Gjermania.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Vlhova kryeson me 1352 pikë apo ka 96 pikë më shumë se Lara Gut Behrami. 

Në disiplinën e sllallomit Vlhova është e para me 612 pikë apo ka 22 më shumë se Liensberger.

Renditja e përgjithshme e Kupës së Botës
1. Petra Vlhova (Sllovakia) 1352 pikë
2. Lara Gut-Behrami (Zvicra) 1256 
3. Michelle Gisin (Zvicra) 1025

Renditja në sllallom
1. Petra Vlhova (Sllovakia) 612 pikë
2. Katharina Liensberger (Austria) 590
3. Mikaela Shiffrin (SHBA) 575

Renditja
1. Katharina Liensberger (Austria)    1:47,93
2. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +0,72
3. Wendy Holdener (Zvicra)    +1,65
4. Lena Durr (Gjermania) +1,78
5. Paula Moltzan (SHBA)    +2,00
6. Kristin Lysdahl (Norvegjia)    +2,27
7. Kristina Riis-J. (Norvegjia)    +2,69
8. Petra Vlhova (Sllovakia)        +2,71
9. Katharina Gallhuber (Austria)    +2,81
10. Franzicka Gritsch (Austria) +2,92

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat