Gruaja e Valon Behramit në telashe

Skijim

Gruaja e Valon Behramit në telashe

Nga: K.Goca Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 18:17
Gruaja e Valon Behramit në telashe

Në fundjavë do të zhvillohen garat e radhës të skijimit të Kupës së Botës, por duket se skiatorja e mirënjohur zvicerane, Lara Gut - Behrami, po ballafaqohet me telashe. 

Në Qendrën e Skive në Lake Louise të Kanadës, Lara Gut-Behrami, nuk po bën vërtet stërvitjen ashtu si është planifikuar. Problem për të është edhe shëndeti i saj.

Shqetësimi për Lara Gut-Behrami?  Siç raportohet, ajo nuk ka kaluar mirë në stërvitje për shkak të ftohjes.

Lara Gut-Behrami pati kohën e dobët plot 3.05 sekonda pas Sofia Goggia në stërvitjen e parë në lëshim në Lake Louise.

Gut-Behrami ka vuajtur nga një ftohje e rëndë për disa javë, thuhet në raport. Raporti i referohet informacioneve nga mjedisi zviceran i skive.  Lara është gruaja e futbollistit nga Kosova, Valon Behrami.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat