Ndahen 330 mijë euro për trajnimin e 400 nxënësve në sportin e skijimit

Skijim

Ndahen 330 mijë euro për trajnimin e 400 nxënësve në sportin e skijimit

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, zëvendësministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha, rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Naser Sahiti, dekanin e Fakultetin të Edukatës Fizike dhe Sportive, Musa Selimi dhe kryetarin e Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës, Adrian Telaku nënshkruan memorandum bashkëpunimi që parasheh përfshirjen e rreth 400 nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në projekt të edukimit jo-formal në sportet malore, specifikisht skijimit.

Me këtë rast MKRS ka ndarë 330 mijë euro për realizimin e aktiviteteve sportivo-edukative, përmes së cilave promovohen benefitet e aktivitetit fizik dhe kapacitetet e Kosovës për zhvillimin e sporteve malore.

“Obligim i MASHTI-t do të jetë përzgjedhja e nxënësve dhe stafit përcjellës të tyre. Ministria e Shëndetësisë sipas memorandumit do të sigurojë stafin mjekësor dhe mjetet përcjellëse. Universiteti i Prishtinës, respektivisht FEFS, do të bëjë trajnimin e nxënësve në sportin e skijimit nëpërmjet stafit profesional, të cilin do ta sigurojë. Ndërsa FSSHK-ja obligohet për mbarëvajtjen e organizimit dhe kryerjen e shpenzimeve të realizimit të këtij projekti”, njofton Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Memorandumi përfshin mbështetjen e aktiviteteve në harkun kohor një vjeçar, përkatësisht në vitet 2021 dhe 2022, ndërsa qëllimi është zhvillimi, avancimi dhe masovizimi i sportit në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat