Skitarja Kiana Kryeziu përfaqëson Kosovën në Kollashin të Malit të Zi

Skijim

Skitarja Kiana Kryeziu përfaqëson Kosovën në Kollashin të Malit të Zi

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 17:16
Skitarja Kiana Kryeziu përfaqëson Kosovën në Kollashin të Malit të Zi

Pas përfundimit të Kampionatit Kombëtar të Shqipërisë, skitarja Kiana Kryeziu është duke vazhduar garat e saj në Kollashin të Malit të Zi.

Skitarja kosovare zhvilloi sot dy gara të sllallomit të madh, ku në garën e dytë nga 12 garuese zuri vendin e katërt, kurse koha e Kryeziut pas dy lëshimeve ishte 1 minutë e 53.16 sekonda, kohë kjo e cila nuk i mjaftoi të përmbushë normë olimpike.

Në garën e parë në po të njëjtën disiplinë, Kiana u diskualifikua, kurse sot gara zhvilloi edhe Arba Pupovci e cila në dy garat e saj përfundoi e 10-ta.

Përzgjedhësi i Kosovës në sportin e skitarisë Agim Pupovci tregoi se Kianës i kushtoi një gabim në lëshimin e dytë, gabim ky që ia pamundësoi vendin e tretë.

Kryeziu në edicionin e kaluar ka përmbushur një kriter të normës olimpike në sllallom, por për të fituar normën për Pekin 2022, i duhen edhe katër rezultate me më pak se 160 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat