Shiffrin: Jam në izolim

Skijim

Shiffrin: Jam në izolim

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 11:14
Mikaela Shiffrin

Për shkak të testit pozitiv me koronavirus, skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, do të mungoë në garat në Austri, që do të zhvillohen gjatë fundjavës.

“Testi i fundit PCR, ka treguar se është pozitiv.

Ndjehem mirë, i përcjelli protokollet dhe jam në izolim, “ ka shkruar Shiffrin në rrjetet sociale.

Fituesja e “Globit të Kristalit” dhe kampionia e trefisht e botës, në këtë moment prin në renditjen e përgjithshme me 115 pikë para Sofia Goxha-s nga Italia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat