Lara Gut - Behrami rikthehet në Kupën e Botës 

Skijim

Lara Gut - Behrami rikthehet në Kupën e Botës 

Nga: K. Goca Më: 7 janar 2022 Në ora: 13:53
Lara Gut - Behrami rikthehet në Kupën e Botës 

Që nga mesi i dhjetorit, Lara Gut-Behrami, nuk është pjesë e garave të skijimit, për shkak se rezultoi me virusin korona. 

Gruaja e futbollistit Valon Behrami, Lara Gut tani është në formacion për garat e Kupës së Botës në Kranjska Gora të Sllovenisë. 

Siç njofton Federata e Skive Zvicerane, 30-vjeçarja do të kthehet në ekip për garat zëvendësuese të Mariborit të shtunën (sllallom madh) dhe të dielën (sllallom). 

Gut-Behrami pritet të garojë në sllallomin e madh të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat