Dramë në Wengen, Braathen befason të gjithë 

Skijim

Dramë në Wengen, Braathen befason të gjithë 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2022 Në ora: 14:52
Dramë në Wengen, Braathen befason të gjithë 

Skiatori Lucas Braathen befason të gjithë në disiplinën e sllallomit në Kupën e Botës, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Wengen të Zvicrës. 

As laiku më i madh nuk e ka pritur fitoren e Braathen, duke e pasur parasysh se në rrëshqitjen e parë përfundoi në vend të 29-të.

Kthesa e papritur ndodhi në grahjen e dytë, ku bashkëkombësi i tij Henrik Kristoffersen dështoi, ndërsa Braathen befasisht e fiton garën me kohë të kaluar për  1:41.48 minuta, duke e lënë pas për 22 qindtat zviceranin Daniel Yule.

Image

Braathen befason të gjithë 

Italiani Giuliano Razzoli renditet në pozitën e tretë e me 3 qindtat më i mirë se Fabio Gstrein nga Austria.

Është interesant se Kristoffersen kryesonte në rrëshqitjen e parë, duke e lënë pas për 11 qindtat Fellerin.

Skijimi si shumë herë sjellë befasi dhe të papritura, siç ndodhi me fitoren e norvegjezit Braathen.

Në Wengen sot ishte dramë e skijimit.

Renditja 

1. Lucas Braathen (Norvegjia) 1:41.48
2. Daniel Yule (Zvicra)    +0.22
3. Giuliano Razzoli (Italia)    +0.29
4. Fabio Gstrein (Austria) +0.32
5. Manuel Feller (Austria)    +0.39
6. Sebastian Foss-Solevaag (Norvegjia) +0.40
7. Loic Meillard (Zvivra)    +41
8. Clement Noel (Franca)    +0.51
9. Alexis Pinturault (Franca)    +0.56
10. Marco Schwarz (Austria) +1.23

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat