Ja sa kilogram i ka humbur gruaja e Valon Behramit

Skijim

Ja sa kilogram i ka humbur gruaja e Valon Behramit

Nga: Kemajl Goca Më: 20 janar 2022 Në ora: 18:34
Lara Gut - Behrami

Njëmbëdhjetë muaj më parë Lara Gut-Behrami doli kampione e dyfishtë e botës në Cortina.

Skiatorja zvicerane, Lara Gut-Behrami, gruaja e futbollistit të mirënjohur, Valon Behrami, gjatë muajit dhjetor u ballafaqua me disa telashe, veçmas me virusin korona, që sado kudo ndikojë që ajo të humbë edhe kilogramë. 

“Për shkak të izolimit të saj 14-ditor pas një testi pozitiv me virusin korona, ajo humbi shumë fizikisht. 

‘Rreth dy kilogramë masë muskulore’, konfirmon trajneri i saj Alejo Hervas. Ishte edhe më befasuese që Gut-Behrami, pas një pushimi prej pesë garash, doli menjëherë e pesta në sllallomin e madh në Kranjska Gora dhe madje fitoi garën në lëshim në Qendrën e Skive në Zauchensee. 

Megjithatë, kryetrajneri i femrave, Beat Tschuor konfirmon: "Lara ka ende pak kohë, ajo ka humbur një substancë të caktuar".

Ajo nuk ishte në gjendje të qëndronte në peshën e saj të zakonshme prej 62 kilogramësh (160 centimetra e gjatë). 

Sido që të jetë, Gut-Behrami, po kthehet në vendin (Cortina) ku fitoi dy medalje të arta të Kampionatit Botëror në shkurt", shkruan media zvicerane "Blick".

"Tani me siguri do të më pyesni nëse duhet të jem kampione olimpike në Pekin për të kurorëzuar karrierën time"-  kishte thënë Gut Behrami.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat