Stomatologu slloven po rikthehet në arenën olimpike me Kosovën

Skijim

Stomatologu slloven po rikthehet në arenën olimpike me Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 21 janar 2022 Në ora: 14:30
Albin Tahiri

Ka ardhur sërish koha e vitit apo cikli katërvjeçar, kur skiatori Albin Tahiri do të lërë veglat e dhëmbëve, do të veshë pajisjet e kombëtares së Kosovës dhe do të shkojë në Lojërat Olimpike Dimërore. 

"Kjo është ndoshta hera e fundit", - e pranon skiatori alpin në një intervistë për media sllovene “Sportklub” para se të nisej për në Pekin.

“Flamuri i Kosovës do të valojë nga 32-vjeçari Albin Tahiri, një skiator alpin, i cili në vitin 2009 ka ndërruar pasaportën e tij sllovene për të skijuar për Kosovën. Gjegjësisht, Albin është djali i një shqiptari të Kosovës, i cili në vitet 1980 u punësua në hekurishten e Ravenës dhe krijoi familje në Slloveni”, shkruan mes të tjera media sllovene.

“Vërtetë, qëllimi im i karrierës ishte të performoja në Lojërat Olimpike të Phenianit. Mendova me vete se kjo do t'i jepte fund karrierës sime të skijimit. Përveç kësaj, pas Lojërave në Korenë e Jugut, fillova të shkoj në punë mjaft rregullisht. Më pas ata kontaktuan Komitetin Olimpik të Kosovës.

Më shpjeguan se, të paktën në disiplinat e shpejta, nuk kanë një skiator për të arritur atë nivel dhe më kërkuan të zgjas karrierën time. Nuk dija si ta rregulloja. Gjithçka ndodhi spontanisht”, shpjegon mes të tjera Tahiri.

Ai do të garojë në sllallom, në superkombinim, lëshim, sllallom të madh në Pekin.

Ky medium përmend edhe tri medalje olimpike të Kosovës.

“Xhudistët e Kosovës tashmë kanë fituar tre medalje të arta olimpike, Tahiri, natyrisht, i di mirë synimet e tij. Së bashku me Tahirin, këtë herë do të jetë edhe skiatorja 17-vjeçare nga Prishtina, Kiana Kryeziu”, shkruan mes të tjera media sllovene.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat