Kryeziu: Është një nderë shumë i madh ta reprezantosh Kosovën

Skijim

Kryeziu: Është një nderë shumë i madh ta reprezantosh Kosovën

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 18:08
Kryeziu: Është një nderë shumë i madh ta reprezantosh Kosovën

Rrugëtimi i Kiana Kryeziut dhe Albin Tahiri në Lojërat Olimpike Pekin 2022 ka përfunduar.

Tahiri zhvilloi të mërkurën garën e fundit për këtë cikël olimpik.

Në një intervistë për mediat Kineze, Kryeziu ka folur për paraqitjen e saj në Pekin 2022.

“Është një nderë shumë i madh ta reprezantosh Kosovën. Është një nderë i madh të jem këtu si femra e parë që përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike dimërore. Jam shumë e lumtur dhe besoj që të gjithë kanë qenë. Është një sukses shumë i madh për ne”, ka thënë ajo.

Nga ana tjetër Tahiri ka deklaruar se ai do të përpiqet të luftojë edhe për Lojërat e ardhshme olimpike.

“Mendoj se ende e kam pasionin dhe energjinë të garoj me lojtarë më të rijnë. Kam arritur disa rezultate shumë të mira në Pekin dhe kjo më jep mua shpresë se ndoshta unë mund të garoj edhe në ciklin e ardhshëm olimpik”, ka thënë ai.

Albini gjatë këtyre Lojërave Olimpike garoi në katër disiplina. Në lëshim ishte i 35-ti, në kombinim alpin i 15-ti, në sllallom të madh i 30-ti. Nga ana tjetër, Kiana garoi në sllallom të madh dhe doli e 49-ta.

Kryeziu gjatë këtyre Lojërave Olimpike është bërë garuesja e parë femër që përfaqëson Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat