Shiffrin e hutuar: Nuk kam asnjë shpjegim!

Skijim

Shiffrin e hutuar: Nuk kam asnjë shpjegim!

Nga: K. Goca Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 13:11
Shiffrin e hutuar: Nuk kam asnjë shpjegim!

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin (26 - vjeçare), është në telashe të mëdha.

Ajo tha se rezultatet e dobëta për të janë të pashpjegueshme në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.

Asaj iu desh të hiqte dorë nga tri gara për shkak të një rënies apo një porte të humbur dhe hera e fundit që ndodhi ishte të enjten (sot) në kombinimin alpin. 

“Jam mirë dhe faleminderit gazetarëve që nuk më pyetën se çfarë ndodhi, sepse sinqerisht nuk kam shpjegim dhe ky është një problem i madh. Nuk mund ta kuptoj se çfarë po më ndodh në Pekin.

Në sllallomin dhe sllallomin e madh ndjeva se mund të isha duke u shtyrë shumë dhe se nuk mund të futesha në ritëm. Në kombinimin alpin performova më e relaksuar, as që shkova në maksimum... Dhe nuk ia dola”, tha Shiffrin.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat