KOK dërgon në përgatitje sportistët për EYOF Vuokatti 2022

Skijim

KOK dërgon në përgatitje sportistët për EYOF Vuokatti 2022

Më: 9 mars 2022 Në ora: 18:59
KOK dërgon në përgatitje sportistët për EYOF Vuokatti 2022

Ekipi olimpik i Kosovës për Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) Vuokatti 2022, do të përbëhet nga tre sportistë të skijimit alpin.

Kosovën do ta përfaqësojnë Kiana Kryeziu, Arba Pupovci dhe Drin Kokaj, në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit paralel.

Për t’u përgatitur sa më mirë për këtë Festival, Komiteti Olimpik i Kosovës ka dërguar në përgatitje të tre skitarët, bashkë me trajnerin e tyre, Agim Pupovci.

Ekipi po qëndron në Alpet e Austrisë prej 3 mars, deri më 15 mars 2022.

“Përgatitjet po shkojnë mirë. Jemi në Alpet e Austrisë, ku kushtet për përgatitje janë shumë të mira”, tha Pupovci për Komitetin Olimpik të Kosovës.

EYOF-i dimëror mbahet prej 20-25 mars 2022, në Vuokatti të Finlandës. Festivali ishte paraparë të mbahej vitin e kaluar, por është shtyrë shkaku i pandemisë Covid 19.

Për ekipin olimpik të Kosovës do të jetë pjesëmarrja e tretë në EYOF dimëror, pas Erzurum 2017 dhe Sarajeva 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat