Nuk fiton asnjë shqiptar, mbyllet kampionati kombëtar

Skijim

Nuk fiton asnjë shqiptar, mbyllet kampionati kombëtar

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 13:20
Nuk fiton asnjë shqiptar, mbyllet kampionati kombëtar

Është mbyllur kampionati kombëtar i skive që u zhvillua në Kroplatz, gjatë datave 20-21 dhjetor.

Në këtë kampionat morën pjesë mbi 230 sportistë meshkuj e femra nga 40 vende të botës.

Ajo që ra në sy ishte se asnjë shqiptar nuk arriti të shpallej fitues.

Ky turne u quajt si një sukses i madh nga Federata Shqiptare e Skive, për pjesëmarrjen e shumtë ndërkombëtare dhe organizimit.

"Nje tjeter sukses I Federates Shqiptare te Skive vjen nga Dolomitet e Italise. U mbyllen me sukses garat e Kampionatit Kombetar te Skive te zhvilluara per vitin e dyte rradhasi ne Kronplatz midis datave 20-21 Dhjetor.

Nje sukses I jashtezakonshem me nje pjesemarrje me mbi 230 sportiste femra dhe meshkuj nga 40 shtete te botes. Garat ishin aq nderkombetare kete vit sa edhe sportistet fitues ishin te shperndare dhe nuk mbeten ne Itali si shteti me me shume pjesemarres. Ne diten e pare me disiplinen e Sllallomit të madh dominoi italiania Bertani por e natyralizuar si Bullgare ndersa tek meshkuj Norvegjezi Wahlqvist. Luisa Bertani eshte edhe fituesja e vitit te kaluar duke treguar edhe njehere qe eshte nje favorite absolute ne GS ne pisten e saj te preferuar ne Kronplatz. Dita e dyte e garave ne disiplinen e Sllallomit ishte nje tjeter sukses. Gara e Femrave u dominua nga Skiatoria Amerikane Nina O’Breien e cila eshte nje skiatore e kupes se botes, duke treguar keshtu edhe nivelin mjaft te larte te konkurenteve. Ndersa per meshkuj podiumi u dominua nga Italiani Tommaso Saccardi dhe ne vend te dyte skiatori Spanjoll Garay. U mbyll keshtu nje tjeter kampionat ne mes te dolomiteve.

Nje sukses I jashtezakonshem i cili u theksua nga skiatorja Amerikane dhe nga stafi Amerikan si per cilesine e garave ashtu edhe per cmimet ku te gjithe fituesit do te vizitojne jugun e Shqiperise per te sjelle keshtu edhe nje promovim te Shqiperise. Garat ishin te nje niveli te Kupes se Europes por me pjesemarrje me skiatore edhe nga Kupa e Botes. Kombetarja Shqipetare u perfaqesua nga 6 skiatore 3 femra dhe 3 Meshkuj. Lara Colturi, Ester Bako, Chiara Di Camillo si dhe meshkujt Kevin Qerimi, Denni Xhepa dhe Vasil Veriga. Forma e skitores te talentuar Lara Colturi nuk ishte shume e mire e kushtezuar nga nje temperature duke bere qe te mos ishte nje pretendente.

Shqiperia nepermjet ketyre garave eshte futur ne cirkuitin me elitar te garave te FIS", njoton Federata Shqiptare Skitare.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat