Triumfon norvegjezi

Skijim

Triumfon norvegjezi

Nga: K. G. Më: 6 janar 2023 Në ora: 19:33
Granerud

Kërcyesi i skive, norvegjezi Halvor Egner Granerud, është fituesi i turneut të 71-të të Vitit të Ri “Katër Kërcimet”, pasi triumfoi në ndalesën e fundit në Bischofshofen të Austrisë.

Granerud arriti fitoren e tretë në rrethin e Vitit të Ri dhe në klasifikimin e përgjithshëm festoi me gjithsej 1191.2 pikë.

Vendin e dytë në renditjen e turit e zuri polaku David Kubacki me 1158,2 pikë, ndërsa në vendin e tretë slloveni Anzhe Lanishek me 1129 pikë.

Granerud i solli kështu fitoren e parë Norvegjisë në turneun e Vitit të Ri pas vitit 2007, kur Anders Jakobsen triumfoi.

Në Bischofshofen, Granerud regjistroi fitoren e 17-të në Kupën e Botës me kërcime 139.5 dhe 143.5 metra.

Lanishek zuri vendin e dytë në garën e sotme (140.5 dhe 139 metra), kurse Kubacki përfundoi i treti (135.5 dhe 140 metra) Kupa e Botës vazhdon më 15 janar në Zakopane të Polonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat