Lara Gut-Behrami: Kisha telashe por deri tani gjithçka është mirë 

Skijim

Lara Gut-Behrami: Kisha telashe por deri tani gjithçka është mirë 

Nga: K. G. Më: 6 janar 2023 Në ora: 23:14
Lara Gut-Behrami

Skiatorja e Zvicrës, Lara Gut-Behrami (31 - vjeçare), është gati për garat në Kranjska Gora. Në lidhje me Kupën e Botës, jep bazë për optimizëm.

Pas një fillimi të fortë të sezonit me një fitore në Killington (SHBA) dhe disa gara dëshpëruese, me padurim i pret garat e vitit 2023. 

Në lëshimin e dytë në sllallom të madh në Austri, ajo përfundoi në vendin e dytë, ndërsa u mposht nga Mikaela Shiffrini e SHBA-së, që është prej skitareve më të mira.

Në rast se Gut-Behrami, nuk do të gabonte para fundit të garës, ajo do të kishte 36 fitore në Kupë të Botës.

 “Po shikoj para në vitin 2023. Kisha telashe por deri tani gjithçka është mirë dhe jam e lumtur. Jam me shëndet të mirë”, është shprehur Gut-Behrami, transmeton “Blick” .

Gara e radhës për të do të jetë në Kranjska Gora të Sllovenisë në sllallom të madh.

Gut-Behrami nuk shqetësohet për asnjë sekondë, ajo vetëm shikon veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat