Gut - Behrami sërish jashtë podiumit, Mowinckel më e mira në supersllallom të madh

Skijim

Gut - Behrami sërish jashtë podiumit, Mowinckel më e mira në supersllallom të madh

Nga: K. Goca Më: 22 janar 2023 Në ora: 13:36
Ragnhild Mowinckel

Skiatorja norvegjeze, Ragnhild Mowinckel, ngadhënjeu në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Cortina d'Ampezzo në Itali.

Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:23,22 minuta.

Cornelia Hütter nga Austria, renditet në pozitën e dytë me 30 qindtat me pak se fituesja e garës dhe me 17 qindtat më e shpejt se garuesja italiane Marta Bassino.

Image

Lara Gut-Behrami

Lara Gut-Behrami sërish e pafat, mbetet jashtë podiumit për 3 qindtat e sekondës.

Në supersllallom të madh, Mowinckel kryeson me 272 pikë, e ndjekur nga  Gut - Behrami (242), Brignone (233) etj.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 1.317 pikë, duke lënë pas Vlhovan (796), Gut-Behrami (781).      

Renditja 

1. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) 1:23,22
2. Cornelia Hütter (Austria) +0,30
3. Marta Bassino (Italia) +0,47
4. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +50,0
5. Romane Miradoli (Franca)    +0,53 
6. Elena Curtoni (Italia)    +0,56 
7. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0,62 
8. Mirjam Puchner (Austria) 0,64 
9. Kira Weidle (Gjermania)    +0,82 
10. Mochelle Gisin (Zvicra)    +0,83

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat