Amerikanja thyen rekordin e Lindsey Vonn, gruaja e Valon Behramit e dyta 

Skijim

Amerikanja thyen rekordin e Lindsey Vonn, gruaja e Valon Behramit e dyta 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 24 janar 2023 Në ora: 14:53
Amerikanja thyen rekordin e Lindsey Vonn

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, në stilin e kampiones, ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Kronplatz të Italisë.

Mikaela Shiffrin thyen rekordin e Lindsey Vonn me fitoren e saj të 83-të në karrierë

Shiffrin lë pas bashkëkombësen e saj, Lindsey Vonn dhe tani është rekordmenja e re e skive alpine në Kupën e Botës, duke hapur zyrtarisht gjuetinë për fitoren e 86-të dhe për të thyer edhe rekordin e Ingemar Stenmark.

Image

Lara Gut - Behrami

Amerikanja zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:00:61 minuta, me kohën më të mirë për 45 qindtat se gruaja e futbollistit të mirënjohur nga Kosova, Valon Behrami, Lara Gut - Behrami. 

Gut Behrami ishte për 98 qindtat e sekondë më e mirë se italianja Federica Brignone.

Renditja 

1. Mikaela Shiffrin (SHBA)    2:00:61
2. Lara Gut-Behrami (Zvicra)    +0:45
3. Federica Brignone (Italia) +1:43
4. Petra Vlhova (Sllkovakia)    +1.65
5. Tessa Worley (Franca) +1.89
6. Sara Hector (Suedia) +1.89
7. Maryna Gasienica (Polonia) +2.05
8 Alice Robinson (Zelanda e Re) +2.05
9. Valerie Grenier (Kanada) +2.36
10. Marta Bassino (Italia) +2.60

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat