Skiatorja gjermane befason, Shiffrin nuk e thyen rekordin e Stenmarkut 

Skijim

Skiatorja gjermane befason, Shiffrin nuk e thyen rekordin e Stenmarkut 

Nga: K. Goca Më: 29 janar 2023 Në ora: 14:04
Lena Dürr

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, duhet të presë për rekordin, pasi që Lena Dürr e Gjermanisë sot ka fituar me kohë më të mirë për gjashtë të qindtat e sekondës.

E treta është kroatja 18-vjeçare Zrinka Ljutiç.

Para finales së sllallomit të së dielës në Spindleruv Mlyn të Çekisë, Mikaela Shiffrin pati një epërsi prej 67 të qindta të sekondës ndaj ndjekëses së parë Lena Dürr dhe ishte në rrugën e saj për të arritur legjendën suedeze Ingemar Stenmark me fitoren e 86-të në karrierë. 

Image

Mikaela Shiffrin

Por gjermanja çuditërisht ia prishi planet dhe ia mohoi fitoren, Shiffrin ka 85 fitore deri me tash në Kupën e Botës.

Skiatorja gjermane Lena Dürr është e para me kohë të kaluar për 1:30,91 minuta, duke lënë pas për 6 qindtat amerikanen Shiffrin.

Zrinka Ljutiç renditet në pozitën e tretë me 49 qindtat e sekondës më pak se vendi i parë.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 1.697 pikë, pasojnë Vlhova (966), Gut-Behrami (906).

Në sllallom Shiffrin udhëheq me 785 pikë, e ndjekur nga Holdener (530), Vlhova (530).

Renditja 

1. Lena Dürr (Gjermania) 1:30,91
2. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0,06
3. Zrinka Ljutiç (Kroacia) +0,49
4. Anna Swenn Larsson (Suedia)    +0,83
5. Leona Popoviq (Kroacia) +0,84
6. Franziska Gritsch (Austria) +1,55
7. Laurence St. Germain (Kanada) +1,62
8. Paula Moltzan (SHBA)    +1,76
9. Michelle Gisin (Zvicra)    +1,89
10. Maria Tviberg (Norvegjia)    +2,05

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat