Henrik Kristoffersen, i artë në sllallom në Kampionatin Botëror 

Skijim

Henrik Kristoffersen, i artë në sllallom në Kampionatin Botëror 

Nga: K. Goca Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 14:46
Henrik Kristoffersen

Henrik Kristoffersen është kampion i botës në disiplinën e sllallomit.

Skiatori norvegjez Kristoffersen zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:39:50 minuta, duke e fituar medaljen e artë në garën që u zhvillua në Courchevel Meribel të Francës.

Greku AJ Ginnis ka përfunduar në pozitën e dytë, duke fituar medaljen e argjendtë. 

Ai mbetet për 20 qindtat larg fituesit të garës dhe për 18 qindtat para pozitës së parë.

Skiatori italian, Alex Vinatzer, është fitues i medaljes së bronztë.

Renditja 

1.Henrik Kristoffersen (Norvegjia) 1:39:50
2. AJ Ginnis AJ Ginnis (Greqia) +0:20
3. Alex Vinatzer (Italia) +0:38
4. Clement Noel (Franca) +0,41
5.Sebastian Holzmann (Gjermania) +0,62
6. Marco Schwarz (Austria) +0,65
7. Lucas Braathen (Norvegjia) +0,67
7. Manuel Feller (Austria) +0,67
9. Linus Strasser (Gjermania) +0,69
9. Remon Zenhaeusern (Zvicra) +0,69

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat