​800 nxënës do të marrin pjesë në aktivitetet e skijimit, MKRS kërkon vullnetarë

Skijim

​800 nxënës do të marrin pjesë në aktivitetet e skijimit, MKRS kërkon vullnetarë

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte është në vlug të organizimit të edicionit të dytë të programit shtetëror “Drejt Malit”, ku këtë vit do të marrin pjesë 800, nxënës.

“A të pëlqen vullnetarizmi dhe përvojat e reja?

Atëherë bëhu pjesë e edicionit të dytë të programit shtetëror "Drejt Malit".

Federata e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës është në kërkim të 40 vullnetarëve entuziastë të cilët do të asistojnë mbarëvajtjen e procesit në aktivitetet e skijimit ku do të marrin pjesë rreth 800 nxënës.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 24 shkurt”, thuhet në njotimin e MKRS-së

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat