Rast i mirë për gruan e Valon Behramit, kjo është arsyeja 

Skijim

Rast i mirë për gruan e Valon Behramit, kjo është arsyeja 

Nga: K. Goca Më: 2 mars 2023 Në ora: 22:22
Lara Gut – Behrami,

Lara Gut – Behrami, gruaja e futbollistit të mirënjohur nga Kosova, Valon Behrami, ka një rast të mirë, që të fitojë “Globin e vogël të Kristaltë” në supersllallomin e madh.  

“Edhe pse zviceranët janë të fortë, vetëm Lara Gut-Behrami (31 vjeç) ka mundësinë të fitojë një ‘Top të kristaltë’”, ka shkruar mes të tjera mediumi zviceran “Blick”. 

Lara Gut-Behrami ka përjetuar gjithçka në garat e skive gjatë 15 viteve të fundit. Ajo shpesh festonte dhe nderohej në 376 garat e saj.

Ajo synon të vazhdojë të garojë deri në vitin 2025.

“Është bukur të shohësh diçka të re”, thotë ajo.

Garat e femrave u zhvilluan për herë të fundit në Olympiabakken të ndërtuar nga Bernhard Russi 30 vjet më parë, në vitin 2003 - Karen Putzer fitoi Supersllallomin e madh.

Tani ka një ringjallje të dyfishtë në të njëjtën disiplinë (e premte dhe e diel), dhe ka edhe një garë tjetër në lëshim të shtunën. 

“Gut-Behrami është vetëm 30 pikë pas Ragnhild Mowinckel në supersllallomin  e madh.

Pas 2014, 2016 dhe 2021, ajo ka ende një rast për të fituar topin e katërt të kristaltë në disiplinën e saj”, shkruan “Blick”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat