Marco Odermatt feston fitoren e tij të 10-të në këtë edicion 

Skijim

Marco Odermatt feston fitoren e tij të 10-të në këtë edicion 

Nga: K. Goca Më: 11 mars 2023 Në ora: 14:31
Marco Odermatt

Kampioni botëror dhe olimpik Marco Odermatt vazhdon serinë e tij të fitoreve në Kranjska Gora.

Skiatori zviceran, Marco Odermatt feston fitoren e tij të 10-të në këtë edicion.

Pavarësisht kushteve të vështira, Marco Odermatt tregon klasin e tij dhe ka fituar në sllallomin e madh në Kranjska Gora të Sllovenisë.

Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:16,65 minuta apo ishte më i shpejt për 23 qindtat se francezi Alexis Pinturault dhe 37 se norvegjezi Henrik Kristoffersen.

Në sllallomin e madh, Odermatt kryeson me 640 pikë, pasojnë Kristoffersen (500), Zhanjec (390) etj. 

Në renditjen e përgjithshme, Odermatt udhëheq me 1.726 pikë, i ndjekur nga Kilde me 1.240 e Kristoffersen me 934.

Renditja 

1. Marco Odermatt (Zvicra) 2:16,65
2. Alexis Pinturault (Franca) +0,23
3. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +0,37
4. Stefan Brennsteiner (Austria)    +0.72
5. Zham Kranjec (Sllovenia)    +1.04
6. Gino Caviezel (Zvicra) +1.11
7. Loic Meillard (Zvicra)    +1.48
8. Lucas Braathen (Norvegjia) +1.68
9. Marco Schwarz (Austria)   +1.79
10. Luca De Aliprandini (Italia)     +2.14

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat